• |
ide | kryesore

I arrestuar për vrasjen e biznesmenit, gjykata vendos që Ferndinand Rrushi të ekstradohet në Itali

Arkiva, Lajme



Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së palës italiane për ekstradimin e Ferdinant Rrushit, të arrestuar pak muaj më parë në Shqipëri si autor i dyshuar i vrasjes së Ruzhdi Hoxhës.

Vendimi i të martës, do ti përcillet Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën bëjnë me dije burimet, ende nuk ka mbërritur. Do të jetë kjo e fundit që do të shqyrtojë vendimin, për të cilin pritet që të kundërshtohet nga prokuroria.

Kjo për faktin se ende nuk ka përfunduar hetimi për ngjarjen në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Rrushi, e cila nëse provohet, rrezikon një dënim sipas ligjit nga 35 vite deri në dënim të përjetshëm. Ministria e Drejtësisë pritet të mos firmosë ekstradimin, por ta shtyjë këtë proces deri në finalizimin e hetimeve nga autoritetet shqiptare.

Rrushi i cili u zbulua nga hetimet për zhdukjen e Hoxhës, ishte i shumë kërkuar në Itali, madje kishte një masë ndalimi nga autoritetet e drejtësisë në Xhenova. Ai rezulton të jetë anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e narkotikëve në Itali.

Hetimet për zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës çuan në zbulimin e trupit të pajetë të tij në Dajt, ndërsa Rrushi u konstatua nga kamerat e sigurisë të ishte personi i fundit që e ka shoqëruar. 43 vjeçari po hetohet në Shqipëri për tre vepra penale, e rrëmbimit dhe vrasjes së Rruzhdi Hoxhës, kultivimit të drogës, dhe e pastrimit të parave.

Një parcelë e gjeturn në zonën e Qafë Mollës, çoi në zbulimin se i përkiste pikërisht Ferdinand Rrushit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *