• |
ide | kryesore

Icardi tregon të fshehtën e zhdukjes nga rrjetet sociale: “Ika për një bast të humbur, asnjë krizë me Wandan”

-Instant, Sport



Humbi një bast të luajtur në shtëpi në poker dhe për këtë arsye për disa kohë Mauro Icardi u zhduk nga Instagrami duke fshirë llogarinë e tij. Sulmuesi i PSG-së ka treguar versionin e tij të ngjarjeve, menjëherë sapo është rikthyer në rrjetin e njohur social: “Natën e mirë të gjithëve, u ktheva. Doja të falënderoja ata që më treguan se më duan me mbështetjen dhe mesazhet e shumta. Gjithashtu doja të qeshja pak me disa versione qesharake të nxjerra në dritë nga njerëz të këqij. Por e mbylla profilin tim për një bast të vendosur duke luajtur poker në shtëpi, të cilin e humba. I adhurova versionet e ndryshme, por në realitet po jetojmë një moment shumë të mirë. Jemi të dashuruar, më shumë se kurrë, përveç se disa shpikin versione të ndryshme sipas dëshirës së tyre”.

Fjalë që iu referohen gazetarëve argjentinas, të cilët kanë filluar të flasin për një krizë me Wandën që kur ai u zhduk nga rrjetet sociale. Një krizë që sulmuesi e mohon duke theksuar se gjithçka ka nisur për një lojë. Një nga tekat e zakonshme teatrale të një prej çifteve më të përfolur dhe social në planetin e futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *