• |
ide | kryesore

Video/ Lezha propozon Starovën për president të FSHF-së: ja vendimet që u morën në Asamblenë e Shoqatës Rajonale

-Instant, F1, Sport, Video



Asamblea e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë ka zgjedhur tashmë delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars, ndërsa 18 delegatët e 12 shoqatave anëtare kanë propozuar trajnerin Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera dhe Vasil Bici përshëndetën punimet e Asambles si dhe përgëzuan anëtarët e SHRF Lezhë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë. Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli, falenderoi anëtarësinë për punën e kryer deri më tani dhe garantoi mbështetje maksimale tashmë që SHRF Lezhë ka buxhetin e saj dhe autonomi menaxheriale. Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së: “Sot ishte një ditë e veçantë përsa i përket Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë – tha Xhidodaj -. Miratuam tre delegatët për në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Miratuam buxhetin e vitit 2022. Gjithashtu, propozuam dhe miratuam kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit z.Sulejman Starova. Unë shpresoj shumë që në vijim zona e Lezhës, duke parë dhe pjesën gjeografike, pasi është zona më e madhe në gjithë Shqipërinë nga pikëpamja territoriale, shpresojmë që autonomia nga nga financiare ne do na ndihmojë shumë. Shpresojmë që do të masivizojmë në maksimum fëmijët në futboll”.

https://youtu.be/KSe52i10v4I



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *