• |
ide | kryesore

OBSH: Numri i të infektuarëve me Covid-19 në botë pëson rënie me 17%

-Instant, Arkiva, Planet
OBSH



Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se numri i rasteve të të infektuar me COVID-19 ra në 17% në mbarë botën gjatë javës së kaluar, duke përfshirë një rënie prej 50% në SHBA, ndërsa numri i jetëve të humbur nga COVID-19 ra me 7%.

Raporti javor epidemiologjik nga agjencia shëndetësore e OKB-së i publikuar të mbrëmjen e djeshme tregon se varianti Omicron është gjithnjë e më dominues- duke përbërë gati 97% të të gjitha rasteve të të numëruara nga platforma ndërkombëtare e gjurmimit të viruseve e njohur si GISAID.

Pak më shumë se 3% ishin të variantit delta.

“Përhapja e variantit omicron është rritur globalisht dhe tani është zbuluar pothuajse në të gjitha vendet,” tha OBSH.

“Megjithatë, shumë nga vendet që raportuan një rritje të hershme të numrit të rasteve për shkak të variantit omicron tani kanë raportuar një rënie në numrin total të rasteve të reja që nga fillimi i janarit 2022.”

Në Evropë, numërimi i rasteve ra me 7% edhe pse në vende të Evropën Lindore si Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Rusia kishin rritje të numri të të infektuarëve me COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *