• |
ide | kryesore

Paloka thumbon Bashën: Mos i bashko nesër votat me Ramën si “kërpërata dhe Jenisheri”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Edi Paloka që mbështet ish-kryeministrin Berisha ka deklaruar qëndrimin e tij kundër zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se nesër nuk do të jetë në seancë, por që qëndrimi i tij është kundër këtij propozimi pasi Komisioni i Vettingut sipas deputetit ka në përbërje familjarë të qeveritarëve.

Paloka nuk i kursen shigjetimet për PD-në e drejtuar nga Basha.

“Kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise!

Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve, nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille. Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit” – shkruan Paloka.

Më herët OSBE, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut.



4 Comments

  1. Eksperimente dashakeqe me reforma te perçundnuara qe ne djep. Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe ekzekutivi te reformoje drejtesine.

  2. Vitingu nuk mund te lihet i pa perfunduar. Shoqeria shqiptare kerkon drejtesi. Deputetet duhet te jene ne lartesine e kerkesave te popullit. Ky deputet qe nuk do te mare pjese neser ne parlament e ka votuar ligjin per vitingun ne drejtesi e tani nuk do ta votoje te na jape argumete bindese e jo lloqe kafenesh se perse ndryshon mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *