• |
ide | kryesore

PD kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, Gjykata i rrëzon kërkesën

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. PD bëri kërkesë që gjyqtari Zhukri të hiqej nga shqyrtimi i Statutit të Komisionit të Rithemelimit.

Gjyqtari refuzoi marrjen në shqyrtim të regjistrimit të statutit të PD-së nën argumentin se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Berisha dikur dhe se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Nga ana tjetër sipas sqarimit të dhënë nga gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *