• |
ide | kryesore

Tahiri në qeli të veçantë/ Vdekjet, torturat dhe abuzimi çnjerëzor me 600 të dënuarit e Fierit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur hapet porta kryesore e burgut të Fierit përballë të shfaqet një park i gjelbëruar, me fasadat e godinave të mbushura me piktura murale, ku bie në sy portreti i madh i Skëndërbeut, por nuk mungojnë as ai i Ismail Qemalit, Nënë Terezës etj.

Kjo ishte panorama që i doli para edhe ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri këtë të mërkurë. Por pas fasadës së zbukuruar nga të dënuarit me iniciativën e drejtorit Arjan Hasani, dëshmitë që kanë ardhur nga burgu i Fierit ndër vite përshkruajnë një institucion, ku qënia njerëzore zhvishet nga dinjiteti dhe zhytet në degradim.

Dëshmitë e torturave ndaj të burgosurve

Në Prill të vitit 2017 dy djem që vuanin dënimin në burgun e Fierit i shkruajtën redaksisë së JOQ.al për kushtet ku po vuanin dënimin. Nga jashtë duket luks, ndërsa brenda burgu është si çmendinë, shkruanin ata duke denoncuar kushtet çnjerëzore ku jetonin.

“Ne jemi dy çuna që po ju shkruajmë nga burgu i Fierit. Nuk na ka ngel njeri me fol se këtu janë të gjithë të shitur e të blerë dhe neve nuk na dëgjon njeri. Po deshët nxirreni këtë lajm se nuk ka për të na nxjerr njeri nga burgu, por të paktën të jetojmë si njerëz këtu ku jemi. Këtu është luks i madh nga jashtë, por vetëm ne e dimë se çfarë heqim brenda. Ky është burgu më i mirë gjasme dhe të gjithë duan me ardh këtu, sa nuk kemi ku të vendosim kokën, është bërë kapic me burra që flejnë më batanije përtokë. A rrin burrat mbi njëri – tjetrin? Unë për këtë arsye bëra kërkesë më ardh këtu se kam qenë në Tiranë dhe kishim familjen afër. Pagova lekë me ardh këtu, uji s’pihet është i qelbur dhe tashi na kanë sjellë dyqan brenda ku blejmë ujin 3-fish, gazin 3-fish. Ushqimi nuk futet në stomak, vjen erë e qelbur nga uji që gatuhet, këtu ka të sëmurë mendor që janë akuzuar për vrasje dhe rrinë këtu. Nuk e kemi jetën të sigurt. Kemi thirr avokatin e popullit për një dhunë dhe nuk e lanë me hyrë se është rrezik. Nuk durojmë dot më”, shkruanin të burgosurit në denoncimin e tyre.

Të burgosurit e Fierit iu drejtuan emisionit Stop në Televizionin Klan në vitin 2018 për të denoncuar torturat çnjerëzore që kryheshin ndaj tyre. Letrat drejtuar Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt tregojnë për masakra të mirëfillta ndaj të burgosurve, që kanë vetëm një kërkesë “Boll i lyem muret me gjak”.

Në një nga letrat shkruhet:

“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Po ju shkruajmë nga burgu i Fierit. Saimir dhe Genti, për shoqërinë jashtë ne jemi llumi i shoqërisë, por edhe pse jemi në burg, kemi dhe ne të drejtat tona. Dhe në burg nuk ka vetëm përdhunues dhe pedofila, por ka dhe (persona) pa patentë, ndërtim pa leje, mospagim dritash dhe uji.
Problemi jonë është sesa herë ky burg drejtohet nga Arjan Hasani këtu mbizotëron dhuna dhe asgjë nuk funksionon. Ky në punë fut kushërinjtë e vet dhe të zonës së vet dhe këtu nuk funksionon më asgjë, përveç se dhuna, druri, izolimi, hakmarrja dhe arroganca.

Ne nuk kërkojmë privilegje në burg, se ky është burg i sigurisë së ulët, ku ka krime të lehta. Ne kërkojmë që të mos ketë dhunë dhe që drejtori të mos bëjë me ne si të dojë ai dhe kundra ligjit, se para ligjit jemi të gjithë njësoj.
Na vjen në 2 të natës kontroll, ushtrojnë dhunë fizike e psiqike, na tallin, na shajnë. Dhe kështu ne i hymë në grevë. E di si na tha me atë arrogancën prej tepelenasi? ‘Shkoni ankohuni te Stopi’. Ne ndodhemi në katin e parë, godina e paraburgimit. Pse u ngritëm në grevë, vetëm neve na ka mbyllur dyert. Në asnjë godinë nuk është kështu, vetëm te ne, pse u ankuam kundra këtij.

Ju lutemi na ndihmoni që të trajtohemi si të gjithë të dënuarit e burgut e të burgjeve të tjera. Mjaft i kemi larë muret me gjak! Ju lutem na sillni përfaqësues të Avokatit të Popullit që ta shikojnë gjendjen këtu”.

Ndërsa në një tjetër thuhet:

“Urojmë që letra t’ju gjejë mirë. Ne që po ju shkruajmë jemi të dënuarit e burgut të Fierit, godina e paraburgimit, kati i parë. Jemi në grevë qysh nga e premtja. Problemet tona ia shkruajtëm dhe ia thamë në sy pronarit të burgut, Arjan Hasanit. Themi pronari, se nga dita që është rikthyer në punë e ka kthyer burgun në privat.

Sapo iu ankuam në sy dhe i dhamë dhe letrën me firma, grisi letrën dhe na ka mbyllur dyert që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Ka bllokuar telefonatat që të mos ankohemi te gazetarët, Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit. Pika jonë e parë e grevës është të hiqet dhuna fizike dhe psiqike që ka instaluar Arjan Hasani me kushërinjtë e vetë, që i ka punësuar në grupin e gatshëm!

Të na lejohen ilaçet që na sjell familja se këto të burgut nuk i kemi parë asnjëherë. Mos harrojmë se në këtë burg kanë vdekur 3 të dënuar, për sa kohë e ka drejtuar drejtori Arjan Hasani.
Duam që të funksionojnë dushet e uji i nxehtë që të lahemi. Duam që shitësi nga Tepelena, njeriu i drejtorit, të ulë çmimet. Një kos 1 mijë e 500 lekë të vjetra.

Duam që të mos na terrorizojnë me kontrolle që na bëjnë në 1, 2 ose 3 të natës. Sa i ankohemi ky njeri hakmerret. Duam që burgu të kthehet si ka qenë me drejtorët e mëparshëm, institucion edukimi dhe jo institucion xhunglimi dhe druri. Shpresojmë të na mirëkuptoni se nuk duam luks, as pishina në burg, por duam që të mos të na rrahin më tek izolimet se aty nuk ka kamera. Ju lutemi na çoni përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit ta shikojnë gjendjen vetë”.

Po ashtu për këtë burg është ankuar edhe e ëma e një të burgosuri nëpërmjet një letre, ku shkruhet…

“Përshëndetje Saimir dhe Genti. Jam një shqiptare e jo serbe. Kam djalin në burgun e Fierit për aksident me makinë dhe jo për terrorizëm dhe krime lufte. Kur shkova para 2 ditësh te djali e pashë me shenja në fytyrë e të trembur. Plaçkat që nxori jashtë që t’ja laj ishin me gjak. Më tregoi djali që janë në grevë kundra dhunës që ushtron drejtori Arjan Hasani.

Saimir të keqen nëna, sa është rikthyer ky drejtor kemi frikë të shkojmë në takim se na dalin fëmijët të trembur dhe gjithë shenja. Policët janë ndërruar të gjithë dhe këta të rinjtë nuk sillen mirë dhe me ne familjarët. Ju lutemi Saimir na ndihmoni, të keqen nëna. Me respekte, anonim se na rreh çunin prapë”.

Një ish-efektiv policie pohoi gjithashtu dhunën e ushtruar nga drejtori Arjan Hasani ndaj të dënuarve dhe tregoi se është i papunë vetëm pse e kundërshtoi këtë fakt.

“Tani jam i papunë sepse me rikthimin e drejtorit Arjan Hasani nuk pranova të dhunoj të dënuarit. Ai më hoqi nga puna dhe ka futur në punë kushërinjtë e vetë dhe tepelensa. Ky drejtor e ka kthyer burgun në privat. Sa erdhi filloi të hakmerret kundër të gjithë personelit duke i hequr nga puna dhe duke vendosur njerëzit e tij. E ka kthyer burgun e Fierit në ferr të vërtetë. Na thoshte: ‘Mos komunikoni me të dënuarit se janë armiqtë tanë’. Po puna ime e tillë është se i dënuari te polici shkon për çdo gjë.

Ju lutem, ju bëj thirrje që në burgun e Fierit të hyjë për kontroll Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që quhet SHKBB dhe varet nga Ministria e Drejtësisë e do shikojnë shkeljet që ka bërë e po bën drejtori Hasani. Ky të heq nga puna sikur ta ketë pronë të babës”.

Lajmet për vdekjet e të burgosurve në rrethana të dyshimta

Nga burgu i Fierit nuk kanë munguar denoncimet për vdekjen e të burgosurve, raste që mbaheshin të fshehta nga mediat. Në Tetor të vitit 2017, Sali Berisha denoncoi në profilin e tij në Facebook vdekjen e një të burgosuri në burgun e Fierit.

“Ka vdekur pasi prej shum kohesh drejtori i burgut si lejonte qe familjaret ti fusnin ilacet, dhe arsyeja esht mos pagimi haracit. Familjaret ne kushte te veshtira ekonomike me zi i blenin ilacet dhe skishin mundesi te paguanin haracin te drejtori. Ku jan medjat ku jan gazetaret?” i shkruanin atëherë Berishës në Facebook.

Në Prill të vitit 2019, Berisha denoncoi vdekjen e një 40-vjeçari të quajtur Dritan Zeqiri në burgun e Fierit. Atëherë, Berisha e konsideroi këtë institucion “një qendër torture, terrori dhe vdekje”.

“Miq, sot nga burgu i Fierit u transportua i vdekur ne spital 40 vjeçari Dritan Zeqiri. Duke shprehur ngushellimet familjes se te ndjerit Dritan Zeqiri shtoj se kjo eshte vetem vdekja e radhes e te burgosurve ne burgjet e narkoshtetit shqiptar” shkruante Berisha.

Saimir Tahiri në kushte të privilegjuara

Për Tahirin ishte përgatitur një qeli e veçantë në burgun e Fierit, duke pasur parasysh pozicionin që ka mbajtur si Ministër i Brendshëm dhe rrezikun që mund t’i kanoset nga të burgosurit. Tahiri do të ketë të lejueshme vetëm 4 vizita në muaj gjatë orarit të lejuar për familjarë nga e hëna në të premte, ora 08:30-15:00.

Ai i Fierit është një burg i sigurisë së zakonshme me një kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish.

Drejtorët, Arjani i Tepelenës dhe Admiri, njeriu i Erion Veliajt

Drejtori i burgut Arjan Hasani është në detyrë prej vitesh pavarësisht skandaleve që kanë ndodhur në këtë institucion. Flagrante ishte një video e publikuar në vitin 2016 nga Neës24, që tregonte se si të burgosurit lanin makinën e drejtorit, Arjan Hasanit në oborrin e burgut. (KLIKO KETU) Hasani u pezullua ca kohë, pastaj u rikthye prap në detyrë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideroi shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe kërkoi hetim të thelluar për rastin në fjalë, por siç duket lidhjet e Hasanit ishin më të forta se shkelja. Të burgosurit shpesh vënë në dukje faktin se ai është nga Tepelena, që është dhe vendi i origjinës së Saimir Tahirit.

Por në anën tjetër, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është emëruar pak javë më parë Admir Abrija, ish-administrator i Farkës dhe një njeri shumë i afërt me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Kushtet në të cilat do t’i kalojë Saimir Tahiri vitet e burgut, janë në dorë të Admir Abrisë.

Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte vetë në burgun e Fierit në 28 nëntor të vitit të kaluar, ku kaloi disa momente në festën e të burgosurve. Duke shfaqur një ndjeshmëri të pazakontë për të burgosurit, Ulsi Manja u shpreh para kamerave “secili prej jush, jeni një prind, jeni një vlla, jeni një bashkëshort, i dikujt përtej këtyre dyerve, dhe përtej këtyre mureve, pasi të lani borxhin me drejtësinë dhe shoqërinë, meritoni të keni jetën tuaj”./Lapsi.al



8 Comments

  1. Ilir Meta nuk është aq i mençur sa duhet ta bënin marrëzitë e tij, dhe nuk është aq trim, sa të jetë shëmbylltyra e një skraparlliu të vendosur. Pak vetë, vetëm budallenjtë e mëdhenj mund të besojnë se pas veprimeve të Kryemadhit, ta zëmë për djegien e mandateve, nuk ka qëndruar edhe presidenti në detyrë, e po ashtu, vetëm budallenjtë nuk mund ta dinë se pas presionit të Metës për të kollofitur me bllok, nuk është edhe grykësia e Monika Kryemadhit.

    Vetëm marrokët e pashoq mund të besojnë se Berisha nuk e dinte se çfarë po ndodhte në Gërdec, e, po të njëjtët e kanë të pamundur të besojnë se kryefamiljarja e Berishajve kishte aq guxim të llokoçiste broçkulla në mbrojtje të Gërdecit, sa të mos e dinte as kunatin e saj se ku ishte në fabrikën e vdekjes.

  2. Pra saja eshte ne doren e njerzeve te Velines nese do i jepet sapun i thjeshte apo i lengshem.
    Dhe ka nga ato qe i bejne thirrje te flase, po si te flasi tani qe eshte ne kafaz i kontrolluar nga njerzit e sektit

  3. Mendoj qe ta çojne ne nje qi ku ta mbysin mkar te gjitje ata qe jane ne burg per vjedhje te energjise elektrike, ata qe jane kap me 3 gram hashash dhe ata qe ane kape pa patenta ne rruge. Saja do jete mire aty se me ne fund do qihet pa condom sade. Ptuuuu te qifsha rracen e drogaxhiut llum.

    1. Gjykata e Tiranës rrëzoi sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.Per ju gazekaret e lapsit nuk eshte lajm qe gjykata hodhi poshte Duken e zemunit te salihut

  4. I rrit zhytet thoshte per te birin kur bente si pidh seme me audin e habilajve.
    Tani do i qihet gruaja para e mbrapa pikerisht nga ata qe mbajti afer per drogen.

  5. ky, qe si tregon shoket, e ka i gjo

    se s’ka mundsi ti shijoje kaq shume burgu, kur urdhrin me mjell qepe ja ka dhone i zoti i bahces…

    ose i pelqen toci mu ne byth, pastaj, esht hesap tjeter ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *