• |
ide | kryesore

Veliaj sulmon FSHF-në : Sikur të kishte bërë sa Bashkia e Tiranës me Ambasadën e Katarit për sportin, sot do kishim 100 fusha për fëmijët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Veliaj zgjodhi “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë për të goditur Federatën Shqiptare të Futbollit.

Veliaj tha se, sikur edhe FSHF-ja të kishte investuar, ashtu siç ka bërë këto vite Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit për sportin, sot në Tiranë do të kishim mbi 100 fusha sportive për fëmijët.

“Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë te fushat te Parku i Liqenit. Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari,” tha Veliaj.



9 Comments

  1. O tempora o mores, flet per fusha Veliaj qe nuk ka lene cep te Tiranes pa dhene leje ndertimi!? Nuk la fushe ku mund te argetoheshin femijet, pa e kthyer ne kantier. Po prish parkun e liqenit me ndertime, ka prishur 7 xhuxhat dhe thote do ndertonim 100 fusha!? Ky eshte me fundamentalist se babai i tij iranian. Fundamentalist ndertimi dhe lavatrice e parave te pista. Funderrine e ndyre, krimb i pashpirt, qenje bythelepirese qe i vjen era e keqe nje ore larg. Ky duhet denuar me burgim te perjetshem dhe duhet vene ne nje qeli me Tahirin qe Saje Qorri, t’i beje ate punen dite nate…

  2. Krijesa me ulët dhe më e pështirë që ka pasur ndonjë herë Shqipëria.
    Në këtë njeri identifikon çdo mishërim të së keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *