• |
ide | kryesore

Yuri Kim i shkon në zyrë Lindita Nikollës, nesër seanca në Kuvend për zgjatjen e mandatit të trupës së vettingut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e nesërme të Kuvendit pritet të kalojë për miratim ligji që zgjat mandatin e trupës që kryen vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për t’u siguruar që çdo gjë do të shkojë siç duhet, pasditen e sotme në kryesinë e Kuvendit është parë të hyjë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Me siguri që diplomatja do të ketë takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të marrë edhe prej saj një konfirmim se gjithçka është në rregull nga ana proceduriale. Një ditë më parë BE dhe SHBA dolën me një deklaratë të përbashkët përmes misioneve të tyre diplomatike në vendin tonë se mbështesin vijimin e mandatit të trupës së vettingut.

Dakordësia PS-PD për të votuar këtë ligj nesër duket se është arritur në nivel lidershipi të dy partive kryesore në vend që nesër do të bashkojnë votat. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të LSI-së dhe atyre që janë rreshtuar me Sali Berishën. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. nuk kuptoj ku eshte problemi ktu?

    karmunistet shqiptare dhe karmunistet amerikane te Bidonit jane bo bashke

    kaq

    1. Vetingun ne Shqiperi, po ia ben drejtesise, shpura e Hajdutit rilindas.

      Te gjithe strukturat Vetingashe I ka caktuar Udheheqesi Suprem me Parlamentin qe I ben Duva, dhe me Luli opozitarin, qe eshte I shitur.

  2. mafjozet ameriqen dhe shqipdhjere me 150 vota nga 140 te mundshmeapo jo? sa kuvendare katunare ka parladhjeri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *