• |
ide | kryesore

119 pro për vettingun/ Rama dhe Basha bashkojnë votat

-Instant, Kryesore



Basha dhe të gjithë mbështetësit e tij bashkuan sot votat me Edi Ramën për të miratuar një ndryshim të ri të kushtetutës, i cili i zgjati me 30 muaj të tjerë afatin organeve të vettingut. Socialistët dhe grupimi i Bashës bënë bashkë mëse 119 vota, ndërsa LSI dhe deputetët e foltores ose abstenuar ose nuk u paraqitën fare në votim. Ky lloj koalicioni që u justifikua me shpënien përpara të reformën në drejtësi, dhe që u kërkua nga ambasadat kryesore në vend, u bë në fshehtësi të plotë, nuk u bë me konsultime publike sikurse ishte premtuar dhe u krye kundër të gjitha përbetimeve që kryetari i kontestuar kishtë bërë ndër vite kundër funksionimit të komisioneve të politizuara të vettingut (video poshte).

 

Lulzim Basha shpalli sot në mëngjes se mosvotimi ishte ne favor te Rames dhe se një vendim i tillë nuk bie ndesh me parimet e PD-së, por është pikërisht ajo që ato kanë thënë dhe duan se do të bëjnë e mbështesin integrimin e vendit për në BE. Por që kur tha se i kishte urdhëruar deputetët e vet të votonin pro kësaj kërkese për të cilën Rama pati dhënë ultimatumin: “Nuk e e negocjojmë shkoni votojeni”, reagimet qenë të shumta.

Lexo me tej:

Komenti/ Andi Bushati: Basha, shakaxhiu i vettingut

Për analistin dhe gazetarin Andi Bejtja kjo pseudo opozita e Ramës nuk u ngrit dot as në nivelin e Fatmir Xhafës i cili bëri më shumë vërejtje për zgjatjen e vettingur sesa deputetët bashistë: “Minimumi qe duhet te benin ata qe vendosen te votonin zgjatjen e Vetingut sot, eshte te kerkonin ate qe ka kerkuar arkitekti kryesor i Reformes ne Drejtesi Fatmir Xhafa, nje qendrim kushtetues, llogjik e kritik, per ngrehihen qe fundja fundit ka vulen e tij….Kta qe po votojne zgjatjen e vetingut sot me pakte politike idjote, nuk i vine as te kembet seriozitetit te Fatmir Xhafes” shkruajti Bejtja. Ndërsa një tjetër gazetar Enton Abilekaj u tall me alibinë qesharake të Bashës se në këmbim të kësaj sakrifice opozita kishte fituar ngritjen e dy komisioneve parlamentare një për reformën zgjedhore dhe një për atë teritoriale: “Shkon voton si legen ate qe i kerkon Edi Rama, ben edhe si trim. Çfare eshte ky? Do i japin 2 komisione, jo dy ndryshime, do i japim dy mundesi me pak fjale, qe te diskutoje me Damianin reformen territoriale dhe reformen zgjedhore. Po propozimet qe ka bere qe ne shtator? Ku humben? Po vettingu politik? Po shqyrtimi i punes se cdo anetari te KPK”?- shkruajti ai në Facebook. 

Sali Berisha dhe përkrahësit e tij deklarohen kundër zgjatjes së afatit të vetingut

Në mes të tetorit grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar pra 30 muaj të tjera.

E vënë nën trysni të fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita e vuajti gjatë faktin se do të duhet të lëpijë ato që ka pështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ketu poshte).

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme ka luajtur PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj.

Ata braktisën fillimisht mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK. Basha vetë deklaroi disa herë se ai nuk kishte prioritet atë që i kërkonin Rama dhe Yuri Kim.

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Versioni i dytë ishte se kjo nismë do ti nënshtrohej një konsultimi të gjërë.

Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike.

Por, ditët kaluan, gjithçka mbeti në heshtje, dhe këtë të enjte historia u mbyll me 119 votat e bashkuara mes ushtarëve të Ramës dhe Bashës.

©Lapsi.al



14 Comments

    1. Ose është ajo ose është … “Bashkëpunimi i tradhtarit me armikun është shum i poshtër”

      Kush i përshtatet kesaj situate??!!

      Sahanlëpirës!!

    2. Kjo shurra kineze na çau hajdarin. Jemi gjytryma si shtet e si media. E gjithe bota ju tregon vendin ketyre ambasadoreve ( edhe ne shetet ose fiset afrikane) qe nderhyjne ne politiken e nje vendi. ( Dhe e verteta eshte qe nuk ndehyjne por gjejne nje klase politike primitive qe shkon pas me te fortit, nuk kuptojne se me i forti eshte populli dhe se ai o qener polikare ju ben drejtues te vendit ose ju çon ne burg. Nuk keni as dinjitet e as patriotizen qe ulni breket para te huajve turp per ju e turp per vendin qe ju e turperoni. Muter, muter,muter!!!

  1. Gjykata e Tiranës rrëzoi sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.Cudi e madhe cfare beri lulzimja sot me teper se beri salih karaxhic berisha dhe maloku i vogel like floriri,te gjithe me koke ulur ne rresht para amerikes

  2. Duhet te gjithe gazetaret e pakapur te behen bashke dhe te mbajne qendrim ndaj Bashes dhe Rames. Se here Bashes ja fusin thote fajin e ka Berisha ose Meta, ndersa ketej voton pro Rames. Si duket bizneset e miliardat i kane bashke.

    1. Armand Duka po sheh sesi i dridhet toka nën këmbë, pikërisht nga ata fëmijë që shpresën e kanë te loja më e bukur e planetit, por që është marrë peng prej klaneve të Shijakut, e vetmja “ambasadë” që të jep viston nëse dëshiron të përfaqësosh fanelën kuqezi.

  3. Kujtim Gjuzi ishte merzit pa mase, nuk e priste qe lulushi t’ja kalonte ne bashkpunimin me pallosh-gjatoshin

    Po e kapi, do e rrafi, garda ti japi ne dispozicion ca roje plus

  4. Tejkalimi i afateve te vetingut,ka shkaktaret me emer dhe mbiemer.Ata,duhet te denohen (me e pakta,te largohen ,prej ketyre organeve),dhe sikunder e ka analizuar edhe F.Xhafa (megjithese une e konsideroj,mafioz,qe u konfirmua edhe me qendrimin dhe veprimet,qe beri ,per mbrojtjen e vellait te vet ,trafikant),duhen analizuar shkaqet pse nuk u realizuar ne afat,kush pengoi,e tje.Masat,per shkaktaret dhe me tej te kerkohej zgjatja e afatit. SEPSE,ne fakt aresyeja,eshte thjesht ndryshimi i kushtetutes.Do te shikoni qarte,se si do e arnojne,dhe shkaterrojne ,perseri kushtetuten,per t’i hapur rruge qeverise per te rritur veprimet mafioze korruptive,por te gjitha keto,te jene te mbrojtura,prej kushtetutes,qe asnjerit rilindas,te mus i futet gjemb,ne kembe.

  5. “Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *