• |
ide | kryesore

Banorja zbulon prapaskenat e takimit me Ramën, garancinë e munguar dhe përplasjen me Maznikun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njëra prej banoreve, nga protesta para Kuvendit që ishte në takimin me kryeministrin Edi Rama ka zbuluar për gazetarin Erjon Skëndaj prapaskenat e takimit.

Banorja Laureta Nikolla është shprehur për gazetarin Skëndaj se në takim Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.

“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *