• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj kritik ndaj vettingut: Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me dy standarde

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhafaj



Edhe pse e vlerësoi procesin e vettingut, deputeti socialist Fatmir Xhafaj nuk i kurseu kritikat, kryesisht ndaj disa prej komisionerëve në KPK dhe KPA. Në fjalën e tij në Parlament, Xhafaj tha se disa prej tyre me mungesën e përgjegjësisë kanë cënuar procesin.

Por për këtë, Xhafaj bën fajtor të dyja palët, të majtë dhe të djathtë, që siç shprehet ai “duhet të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë”. 

Lexo më tej: Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës 

Xhafaj është shprehur se për disa zgjedhje duhet të ndihemi të turpëruar, ndaj duhet reflektuar dhe mbajtur përgjegjësi.

“Komisionerët kanë bërë një punë voluminozë në një presion, duke i njohur këto merita shumicës prej tyre në KPK, komisioneri publik dhe veçanërisht në KPA nuk kemi pse të mos pranojmë se disa ndër ta nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe me mungesën e ndershmërisë kanë kërcënuar vlerat e këtij procesi.

Ky është fakt. Ne të gjithë këtu të dy krahëve duhet të na bëjë që të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë kur kemi shtypur butonin për ta. Gabim që e kemi bërë edhe me disa zgjedhje në KLP dhe KLGJ dhe që mesa po shoh edhe sot vështirë të ndahemi. Ne këtu, ju, kemi votuar për ta, i kemi zgjedhure, ndaj duhet të ndjehemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne jemi të vërtetë me qasjen tonë ndaj këtij procesi dhe akoma më shumë i japim besueshmëri procesit”, tha Xhafaj.

Lexo më tej: Zgjatja e vettingut/ Fatmir Xhafaj gris fasadën e sukseseve të reformës në drejtësi 

Ai tha ndër të tjera se përgjegjësia për reformën në drejtësi i mbetet mazhorancës. Xhafaj vlerëson faktin shqetësues që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë iniciuar kallëzime penale, duke shtuar faktin që ONM duhet të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.

“Përgjegjësia kryesore e zbatimit të reformës në drejtësi na mbetet ne mazhorancës. Na besuan një mandat të tretë mes të tjerash dhe me shpresën se reformës do i shkohet deri në fund.

Kemi bërë shumë në këtë proces por lipset të bëjmë dhe më shumë me një vetting me ritëm më të lart, me integritet dhe objektivitet. Procesi ka shfaqur dhe probleme e dukuri që meritojnë vëmendje

Raportohet se ka probleme me ritmin, shpejtësinë për çështje prioritare me vonesa dhe zvarritje të qëllimshme për disa prej tyre.

Ashtu sic ka perceptime dhe akuza publike në disa raste për disa komisonerë të veçantë për cenim të paanshmërisë objektivitet për gjykimin me dy standarde, nënshtrim ndaj presioneve etj.

ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla.

E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë inicuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime e tentohet të ndikohet në vendimmarrje të caktuara.

Iu kërkoj institucioneve përgjegjëse të monitorojnë këto praktika e të frenojnë praktika të tilla korruptive e abuzimi nga prokuror të veçante”, u shpreh nder te tjera Fatmir Xhafaj.



5 Comments

  1. Si thote ky, fakti qe ne reflektojme ja rrit besueshmerine procesit?
    Gjeagjeze:
    Ky tall trapin apo ploteson tablone me pseudokritike?

    Si thote, na besuan nje mandat te trete? Me ke e ka ky, elektorati abstenoi ne mase, ato pak qe votuan ose e shiten viten ose ju ndryshua vota me manipulimet e komisionit te Celibashit….
    Debil i dobishem ne duart e Edvin Rames, figura langaraqe qe luajne teatrin ne kuvend ndersa lejon qeverisjen aktuale me kontrate, qe ka kontraktuar gjithcka qeverisese te pergjegjshme

    1. Ne fund te fundit, ky po ia nxerr disa te palara vetingut gje qe Basha dhe opozita e shitur, nuk ka b*the ta beje. Proçesi i vetingut mund te konsiderohet i deshtuar nga momenti qe disa prej antareve jane denuar ose jane akuzuar nga prokuroria, por ka te pakten edhe nja 5 te tjere qe dihet boterisht se kane marre leke per provime apo per probleme te tjera kur kane qene ne pune te shtetit. Gjithsesi, te na rroje opozita e Bashes.

  2. jaaa, doli opozita e vertete shqiptare

    per kte do votoj ketej e tutje

    sigla partiake: ShGBS

    (Shtepia e GERONIT te Babale Salijanjit)

  3. Ky vetem sa tregon “ka kohe ne fakt” qe, eshte ne opozite me ED-ne por, kaq ka takat me fol…
    Ky eshte turpi i deformimit te gjese… pffffffffffffffffffffffffffffff pffffffffffffffffffffffffffffff pffffffffffffffffffffffffffffff kursejani shqiptareve keto info…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *