Një ish-mësuese e edukimit fizik në një shkollë të mesme në Paisley të Skocisë është vënë në qendër të kritikave pasi u zbulua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj.
Melissa Tweedie ishte 23 vjeçe dhe nxënësi i saj vetëm 18 vjeç kur të dy kanë festuar në një klub nate në qershor 2017 dhe më pas kanë shkuar në një hotel. Për këtë histori kanë nisur hetimet nga policia.
Në dëshminë e tij, nxënësi ka thënë se i vinte keq që mësuesja po hetohet. Ai pranoi që kishin kryer marrëdhënie me njëri – tjetrin.
Në dëshmitë që ka dhënë një moshatar i nxënësit tha se e kishte parë mësuesen të dilte nga hoteli me një nxënës tjetër pak orë para festës në klubin e natës. ©LAPSI.al




