• |
ide | kryesore

INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria ka investuar nga fondet e brendshme 152,7 miliardë lekë nga viti 2014 në vitin 2020, por numri i kilometrave gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rënie, raportoi INSTAT.

Në vitin 2014 INSTAT raportoi se rrjeti rrugor i Shqipërisë në total ishte 3,848 kilometra, ndërsa në vitin 2020 ishin 3,675 kilometra, me rënie 4.5% ose 173 kilometra më pak (INSTAT i referohet të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës).

Për të njëjtën periudhë, po sipas INSTAT u investuan për ndërtimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore rreth 152,7 miliardë lekë ose 1,2 miliardë euro.

Edhe pas vitit 2020, përgjatë dy viteve në vijim 2021-2022 qeveria ka vijuar një intensitet të lartë të investimeve në rrugë, nëpërmjet kontratës koncensionare në rrugën e Arbrit, teksa ka pasur një financim të lartë për akset Qukës -Qafë—Plloqë, Kardhiq-Delvine dhe tashmë kanë nisur punimet për tunelin e Llogorasë.

Përgjatë vitit 2021 qeveria kishte ndarë nga programi i investimeve publike rreth 31.7 miliardë leke për transportin rrugor. Por një pjesë e madhe e investimeve nga buxheti vitet e fundit kanë shkuar për shtesa punimesh.

Kardhiq -Delvinë dhe Qukës -Qafë Plloçe janë shembujt më ilustrues.  Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove. Ministria e Infrastrukturës  ka përllogaritur se duhen së paku edhe  56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Rruga, e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera.

E njëjta e situata përshkruhet edhe në rrugën Kardhiq -Delvinë. Punimet në këtë aks që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 16 vite më parë, ende janë larg përfundimit, kurse kostot e punimeve po dalin jashtë kontrollit pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.  Në projektbuxhetin afatmesëm të publikuar nga Ministria e Financave rruga Kardhiq – Delvinë është programuar të financohet gjatë periudhës 2021 deri më 2024 me rreth 6,7 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë janë shtesa punimesh.

Nga tabelat e Ministrisë së Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.

Nga ana tjetër fondi total i rrugëve sipas shifrave zyrtare paraqitet me rënie ne harkun e 6 viteve, 2014-2016./Monitor



6 Comments

  1. Me 1.2 miliard do ishte bere komplet rruga veri-jug. Ne kemi rruget me skandaloze. Ketu lufta behet vetem per tenderat. Dhe ato pak rruge qe behen ose riparohen jane me standartet me minimale. Arrsh ,apo kush kontrollon, kush firmos , kush ka pergjegjesi ??

  2. Ilir Meta nuk është aq i mençur sa duhet ta bënin marrëzitë e tij, dhe nuk është aq trim, sa të jetë shëmbylltyra e një skraparlliu të vendosur. Pak vetë, vetëm budallenjtë e mëdhenj mund të besojnë se pas veprimeve të Kryemadhit, ta zëmë për djegien e mandateve, nuk ka qëndruar edhe presidenti në detyrë, e po ashtu, vetëm budallenjtë nuk mund ta dinë se pas presionit të Metës për të kollofitur me bllok, nuk është edhe grykësia e Monika Kryemadhit.

    Vetëm marrokët e pashoq mund të besojnë se Berisha nuk e dinte se çfarë po ndodhte në Gërdec, e, po të njëjtët e kanë të pamundur të besojnë se kryefamiljarja e Berishajve kishte aq guxim të llokoçiste broçkulla në mbrojtje të Gërdecit, sa të mos e dinte as kunatin e saj se ku ishte në fabrikën e vdekjes.Jane me cilsore se rruga e kombit qe salihu nuk e mbaroje kurre dhe shpenzoje 1.3 miliarde euro

    1. Ti vemje i ores 10 e 17 mund te paguhesh shume mire por qe te shkerdhehen c’fare ke ne shpi me deshiren tate kjo nuk vehet ne diskutim

  3. A do kete komision hetimor per nddrtimin e rrugeve ne Shqiperi, duke filluar nga Rruga e Kombit per te cilen u burgos drejtori i rrugeve A. T, miku i Lulit, por ministri Basha ia hodhi paq. Sot guxon e flet per korrupsion e dekriminalizim. A ka budalla qe e beson kete sharlatan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *