• |
ide | kryesore

Juventus vendos kushte për pagën: Dybala gati të negociojë, por De Ligt nuk pranon

-Instant, Sport



Deri në fund të muajit, Juve kërkon qartësi: nëse Dybala dëshiron të rinovojë dhe të qëndrojë, dyert janë të hapura, por klubi dikton rregullat e pagesës. E përkthyer: rroga nuk mund të ndryshojë nga ajo që i është paguar Vlahovicit (rreth 7 milionë euro), mund të diskutohen bonuset por asgjë nuk ka lidhje me kërkesat e bëra në atë kohë nga menaxheri i argjentinasit. Lajmi, le ta themi kështu, është se tani Dybala – përtej kontakteve që ka pasur me klubet e tjera – është gati të kthehet për të negociuar. Pasi largoi zemërimin e fillimit të vitit, numri 10 i Juventusit ka përmirësuar raportin me ambjentin dhe përpara se të mendojë realisht ndarjen në fund të vitit, ai i ka dhënë një mandat menaxherit të tij që të tentojë të thurë fijet e një marrëveshje të re.

Por pikërisht për shkak se tema qendrore është ajo e pagës, fokusi është i destinuar të kalojë së shpejti te De Ligt, i cili me pjesën fikse prej 8 milionësh plus 4 bonuse (lehtësisht të arritshme) është lojtari më i paguar në skuadër. Një angazhim që shkon përtej planeve të vendosura nga drejtuesit e Juventusit, të gatshëm për të negociuar shitjen e holandezit, i cili tashmë ka vendosur të ndryshojë ekip në fund të sezonit, i lajkatur nga interesimi i Barcelonës dhe Chelsea. E pikërisht në Londër, te blutë, mund të gjendet lojtari i thirrur për të zëvendësuar De Ligt, pikërisht Antonio Rudiger.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *