• |
ide | kryesore

Kapet sasi e madhe lënde narkotike në Kosovë, policia: Destinacion kishte BE

Lajme, Të fundit



Droga që u kap mbrëmë nga Policia e Kosovës në Konushefc të Podujevës, me peshë 91 kg, dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.

Gjithashtu përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një makinë Audi me targa të Gjermanisë, një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy makina të tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë./Express.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *