• |
ide | kryesore

Nuk e donte askush, Martial i habit të gjithë: “Preferova Seviljen para Juventusit e Barcelonës”

-Instant, Sport



“Juventus u përpoq të nënshkruante me mua, por unë fola me menaxherin tim dhe i thashë se preferoja të shkoja te Sevilla”. Anthony Martial, sulmuesi francez i cili u huazua nga Manchester United te klubi andaluzian në janar, tha në një intervistë me Diario de Sevilla për interesin e bardhezinjve ndaj tij: “Ishte opsioni më i mirë për mua dhe familjen time. Për mua ishte vendimi i duhur sepse e dija që do të luaja dhe gjetja e hapësirës ishte gjëja më e rëndësishme”.

Ndër opsionet e tjera të 26-vjeçarit, i paguar 60 milionë euro në vitin 2015 nga United kur e mori nga Monaco, ishte edhe Barcelona. “Ata folën me menaxherin tim, por unë i kisha shpjeguar tashmë se prioriteti im ishte Sevilla. E kur i them diçka dikujt nuk e ndryshoj: e mbaj fjalën time”, tha Martial, i cili për të shkuar në Spanjë për të luajtur me vazhdimësi ka pranuar t’i ulet edhe paga: “Si unë ashtu edhe klubi kemi bërë përpjekje, e kam ulur rrogën por e di se edhe rroga ime është një sakrificë për klubin”.

“Por unë jam i sigurt se do të japë rezultate pozitive për të dy ne. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të bëj më të mirën për të fituar çdo ndeshje dhe për të fituar Europa League,” shtoi Martial, i cili ëndërron të rifitojë kombëtaren franceze përmes Seviljes: “Fati im me Francën varet vetëm nga unë: nëse luaj mirë, e di që do të më thërrasë Didier Deschamps”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *