• |
ide | kryesore

Rriten akoma shpenzimet e Psg: përtej 600 milionë euro rroga, por asnjë sanksion”

-Instant, Sport



PSG shpenzon rreth 629 milionë euro për pagat këtë sezon. Një shifër në rritje të fortë, e nxitur nga pagat firmat me parametër zero të Messit, Donnarummas, Ëijnaldum dhe Sergio Ramos dhe që tregon një prirje rritëse të kundërshtuar nga shumë palë. Rritja, në krahasim me vitin 2021, është rreth 124 milionë, pavarësisht fushatës së shkurtimeve të zbatuara prej disa kohësh, por edhe me shifra jashtë merkatos dhe kohëve që po jetohen, PSG nuk rrezikon sanksione të paktën në Francë.

Për të hedhur dritë mbi situatën ka menduar gazeta franceze L’Equipe, e cila bëri llogaritë në xhepin e klubit në pronësi të Katarit, duke raportuar një ndikim të rëndësishëm të të ardhurve të rinj, me kosto zero në nivel kartoni, por me rroga të rënda, në një buxheti tashmë në krizë.

Shifrat e raportuara nga gazeta janë kundërshtuar nga Al Khelaifi, por pavarësisht shifrave që duhet marrë realisht në konsideratë, konstante është se pagat totale të PSG-së janë në rritje të fortë, qofshin 80 milionë si pretendohet nga pronari apo 124 siç raporton gazeta. E gjithë kjo kundrejt një rënie të thellë të të ardhurave për shkak të problemeve të lidhura me pandeminë.

Problemi, nëse ka një të tillë, për PSG janë shitjet. Shoqëria ka nisur prej disa kohësh një politikë shkurtimesh, të cilave do të dëshironte t’i shtonte një sërë shitjesh të shkëlqyera për të lehtësuar shumën e pagave, por asnjë nga emrat e mëdhenj me një valixhe në dorë nuk ka lëvizur, pengje të çeqeve të tyre të arta. Nga Icardi te Di Maria, deri te Herrera dhe Paredes, për të gjithë një shitje do të ishte e imagjinueshme, por në fakt vështirë se e mundur në praktikë.

Në çdo rast, edhe me shifra përtej çdo logjike, përsëri sipas L’Equipe, PSG nuk rrezikon sanksione në Francë dhe ndoshta as në Evropë ku UEFA ka lehtësuar dorën e Fair Play-t Financiar pas Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *