• |
ide | kryesore

Tre të mitur vjedhin automjetin në Lushnjë, aksidentohen dhe përfundojnë në kanal

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lushnjës ka ndaluar 3 të mitur, pasi kanë vjedhur një automjet në lagjen “Gafurr Muço”. Të prangosurit janë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç. Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O. Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të tre të miturit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe janë kapur nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *