• |
ide | kryesore

Ushtria e frikshme ruse në veprim, shikoni pamjet që vijnë nga manovrat pranë Ukrainës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Planet



Rusia filloi të enjten stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, ndërsa Britania nisi përpjekjet e reja diplomatike mbi krizën rreth Ukrainës, duke paralajmëruar Moskën se lufta me fqinjin e saj do të ishte katastrofike për Rusinë, Ukrainën dhe Europën.

Pamjet e publikuara nga ministria ruse e Mbrojtjes të enjten shfaqën tanke dhe sisteme raketash që po përdoren në stërvitje si dhe avionë ushtarakë në vendndodhjen e paidentifikuar të stërvitjeve në Bjellorusi.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën pas grumbullimit të trupave pranë kufijve të saj dhe kanë akuzuar Moskën për rritjen e tensioneve duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, ndërsa NATO thotë se është dislokimi më i madh i trupave që nga Lufta e Ftohtë.

Rusia mohon planifikimin e një sulmi dhe thotë se ka të drejtë të lëvizë trupat e saj, siç e sheh të arsyeshme në territorin e saj dhe atë të aleatëve, sipas marrëveshjes mës tyre. Ajo thotë se stërvitjet e saj ushtarake janë të natyrës mbrojtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të vendoste 30,000 trupa në Bjellorusi, forcat e operacioneve të psoacmë Spetsnaz, avionë SU-35, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat Iskander me aftësi që të bartin koka bërthamore.

Ukraina filloi të enjten stërvitjet e saj që do të zgjasin sa ato të Rusisë, deri më 20 shkurt.

Forcat ukrainase, numri i të cilave nuk është bërë i ditur, do të përdorin dronët Bayraktar dhe raketat antitank Javelin dhe NLAW, të siguruara nga partnerët e saj. Kievi do të marr një dërgesë shtesë të ndihmës ushtarake amerikane më vonë të enjten./VOA



3 Comments

  1. “Ushtria e frikekeshme rruse” Rusia eshte e veshtire te pushtohet sepse ka hapesira te medha e ben shume ftohte Kete e ka treguar edhe historia i! I pari qe Napoleoni qe arriti deri ne Moske por nuk e mori dot per shkaK te te ftohtit te madh! E njeta gje ndodhi edhe me Hitlerin! Rusia nuk ka luftuar jashte territorit te saje perveç se ne Afganistan, dhe ate lufte e humbi! Ky dikatoruci i vogel rus ben bllofin sepse do qe ti lirohen embargot, e te ndihet ngadhnjimtar e i pathyeshem kunder perndimit, per te udhehequr deri ne varr si megalloman e keiminel qe eshte… Njesosi kryedoçi hajdut shqiptar!….Ky i forti i Rusise, kur u zhvillua konfernca per klimern en Paris para 4-5 vitesh, avioni i tij erdhi me me shume se dy ore me vonese, e mendonte megallomani se presidenti i Frances do qe aty duke e pritur, ai jo vetem nuk e priti, por i nxori per ta pritur jo me shume se zv ministrin e jashtem te Frances, e ky sumçja u nxi ne surrat por nuk kish ç’te thoshte! E hengri gurin! ei ei ei uaf, uaf! PS: harrova ke luftuar edhe kunder Gjermanise, por ne koalicoon me aleatet jo vetem, qe e furnizuan me tanke e lende te pare!

  2. Celesi i zgjilljes per te gjith eshte e verteta drejta haku ate qe duam per vete ta pranojm per te gjith e kush e thot me mirse ZOTI MALLERISHEM ME KRIJIM DHE UDHEZIM HYJNORE.BASHK ME KET VIN ZGJILLJET EKONOMIKE..KETA QE PO BEJNE SUPERFUQIT JAN KONKUREN INTERESI DHE NJEKOSISHT PERMBYSJE INTERRESI VETSHKATRRIM .CESHTJA ESHTE A DO TI LEJOJ I MALLI ZOT TE BEJN GJITH TE FORTIN TE PAMESHIRSHIN SIC DESHIROJN .KETE DO TA SHOHIM NE VAZHDIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *