• |
ide | kryesore

Vendimi i Gjykatës për SHRF Tiranë, Topçiu: “Çdokush është i lirë të krijojë shoqata, ky subjekt s’është anëtar i FSHF”

-Instant, F1, Sport, Video



Gjykata e Tiranës rrëzoi sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara. Ky është pretendimi i ngritur në lidhje me lajmin e publikuar në media sipas të cilit Gjykata e Tiranës ka regjistruar një tjetër shoqatë futbolli në Tiranë, ndaj të cilit ka reaguar Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu: “Jemi informuar sot për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për regjistrimin e një shoqate tjetër në këtë qytet, ashtu si shumë shoqata të tjera që kanë seli në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duke qenë se ky është një informacion që e kam në mënyrë mediatike, jo në mënyrë zyrtare, ende nuk dimë përmbajtjen apo ekstremitetet e kësaj vendimmarrjeje”, – thotë Topçiu në një deklaratë për median, duke saktësuar se të gjithë anëtarët duhet të respektojnë Statutin e FSHF-së, që është i hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Topçiu ka vazhduar më tej sqarimin ligjor: “Çdo anëtar apo anëtarët e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit janë të detyruar të respektojnë statutin. Statut i cili është hartuar në përputhje të plotë me udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së me unanimitet, dhe nga vetë Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas nenit 71 të këtij statuti të gjitha ankesat, pretendimet apo mospajtimet me vendimet e FSHF-së mund të ankimohen në shkallë të fundit, pra pas ezaurimit të shkallëve të brendshme, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke përjashtuar të gjitha gjykatat e zakonshme”, – u shpreh ai.

Më tej, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF shpjegon edhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe procedurat që po ndiqen, nën monitorimin e UEFA-s: “Monitoruesit e UEFA-s do të jenë në Tiranë javën e ardhshme. Kjo është edhe një dakordësim politik të nivelit të lartë midis Presidentit të UEFA-s, z. Ceferin dhe Kryeministrit Edi Rama. Dua t’ju kujtoj se kufijtë e veprimtarisë se FSHF-së caktohen vetëm nga Statuti dhe nga asgjë tjetër dhe kam besim se procesi do të vazhdojë pa probleme, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin nivel transparence dhe nën mbikëqyrjen e Komisionit të Verifikimit, i cili është zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme në përmbushje të mandatit të tij”, – theksoi Aldi Topçiu në deklaratën për median.

https://youtu.be/IhFGTXgQe8A



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *