• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic e çon Juventusin në gjysëmfinale: përballë gjejnë Fiorentinën

-Instant, Sport, Video



Juventus është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mundën 2-1 Sassuolon dhe tani do të përballen me Fiorentinën. Në sulmin e parë vendasit kaluan në avanatazh, falë një goditje me të majtën nga Dybala (3′). Emilianët zgjohen dhe shtynë përpara duke e vënë në vështirësi Juventusin, duke gjetur barazimin në minutën e 24 me një goditje me të djathtën nga Traores. Në pjesën e dytë skuadra e Allegrit ndryshoi ritëm dhe McKennie e De Ligt u ndalën nga shtylla, përpara se, në minutën e 88, devijimi fatkeq i Tressoldit në goditjen e Vlahovic dënoi jeshilzinjtë.

Misioni i Juventus mund të quhet i kryer: Sassuolo është mposhtur 2-1, por sa shumë lodhje për bardhezinjtë! Me pasojë të dyfishta, të menjëhershme: arritje në gjysmëfinale të kupës së Italisë dhe një përplasje mes Vlahovic dhe Fiorentinës, kundërshtari i radhës në ndeshjet e 2 marsit dhe 20 prillit. Për t’i dhënë Juventusit golin e fitores është pikërisht ish-sulmuesi viola, Vlahovic, i cili mposhti Pegolon në të 88-ën, pas një serie të pabesueshme të rasteve për gol nga Juventus, të bllokuara nga portieri i Sassuolos gjatë gjithë pjesës së dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *