• |
ide | kryesore

Yuri Kim reagon pas votës pro të PD për vettingun

-Instant, Lajme, Të fundit



Menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Basha për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut, ka reaguar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.

Ndër të tjera ajo ka shpreson që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të japin votën e tyre pro një zgjatje të tillë.

 “Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për 🇦🇱 në🇪🇺. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.

Gjithashtu ambasadorja Kim në postimin e saj ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët me BE , në lidhje me qëndrimin e tyre sa i përket këtij vendimi.



5 Comments

  1. Ashtu sic bete me marreveshjen e 5 qershorit qe ja hodhet nje gomari si Basha
    Faji Berishes qe sponzoroizoi nje hajdut e percares se opozites
    Per kete do mbaheni mend ju z Kim

  2. Asgje e re nga fronti ambasadorial. Me reformat tuaja jemi nje republike bananesh qe na vijne nga Ekuadori e Kolumbia me drogen bashke, por askush nuk mund te besoje se kjo eshte pune shqiptaresh.
    Po DEA nuk i di fare e nuk i zbulon pa u nisur anijet?!

  3. Propagande pa pushim…kjo sikur eshte edukuar ne Korene e Veriut…I ka dale boja fare. Mjafton te shohesh komentet, te gjitha negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *