• |
ide | kryesore

Dy viktima dhe mbi 700 raste të reja me Covid në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy raste të vdekjes dhe 770 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 4 mijë mostrave. Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 1 mijë e 589 pacientëve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive ka arritur në 16 mijë 28.

“Nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664. Në total numri i rasteve aktive është 16.028”, ka njoftuar ministria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *