• |
ide | kryesore

Ironia e gazetës austriake “Der Standard”: Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta e njohur austriake, Der Standard, ka publikuar së fundmi një reportazh nga Tirana, që këtë vit do jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Por që në titull, gazeta pikas paradoksin. “Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia,” shkruan gazetarja Antonia Ruth. Sipas saj, gjenerata e re e do integrimin evropian, por udhëheqja politike e vendit nuk e çon vendin para.

Shkrimi nis me një përshkrim të Piramidës, e cila pritet të kthehet në qendër rinore.

“Të thuash se ‘Piramida’ në bulevardin e madh të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, ngrihet me krenari aty, do të jepte përshtypjen e gabuar. Më shumë duket sikur godina e çuditshme prej betoni, e cila fillimisht kishte për qëllim të shërbente për homazhe për diktatorin e vdekur, Enver Hoxha, po përpiqet që të fshihet mes godinave qeveritare në rrugën kryesore të metropolit shqiptar”.

Gazetarja thekson më tej se edhe punimet për rikonstruksionin e Piramidës nuk duket se po ecin me ritëm.

Më tej ajo ndalet te emigracioni, duke theksuar se kjo është sfida më e madhe e vendit.

“Emigrimi në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha për vendin: vetëm nga viti 2008 deri në vitin 2018, mbi 1 milion shqiptarë emigruan në BE- 2.8 milionë njerëz jetojnë ende në këtë vend”.

Të rinjtë po largohen dhe nuk po kthehen pasi mungon perspektiva.

“Në vend ka mungesë perspektive: Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, të ardhurat mesatare mujore në vitin 2020 ishin rreth 430 euro. Një pagë minimale me ligj ka ekzistuar vetëm për një vit- ajo është e barabartë me 245 euro”.

“Përveç kësaj, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur kohët e fundit. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe është vend kandidat që nga viti 201. Në mars të vitit të shkuar, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së thanë dritën jeshile për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë mbetet e paqartë se kur do të fillojnë realisht negociatat”, thekson gazeta.



3 Comments

  1. Gazeta Der Standart ka nje tjeter model gazetarie dhe i drejtohet lexuesit me nivelin qe ai kerkon.
    Por ca te verteta te hidhura per Tiranen kryeqytet i rinise cjerrin masken e qeverisjes per te cilen punon dite e nate nje ushtri propagande.
    Gjithsesi ne festen e rinise sheshet do mbushen me afgane, siriane, e plot miq te ardhur, se bijte tane po marrin rruget e botes, here me llotari shteterore, here maleve e detrave, e me fatlumet me vize pune…

  2. IL passato che non passa.
    I shikoni ato kullat mbrapa i ka ndertu kjo piramida para .
    Po të gjithe juve perëndimorëve jua pafsha komunizmin në dere ,dhe ka fillu tju hyje uji nën rrogoz. Nga Sanremo sivjet përshëndetën me grusht.

    1. O katnar, qe ke pa Sanremo-n simjet. Grushtin ne Itali, ka kohe qe e ngrejne po nuk e kane si puna jone. Eshte mode per komunizimin e per te zinjte. Mos u merr me Italine po shif e shkuj per ket derexhene tone..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *