• |
ide | kryesore

Reuters për debatin mbi Xhafer Devën: Restaurimi i shtëpisë së bashkëpunëtorit të nazistëve shkakton zemërim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajmi për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës është raportuar edhe në mediat e mëdha botërore. Agjencia e lajmeve Reuters, e ka titulluar lajmin “Renovimi i shtëpisë së aleatit të nazismit në Kosovë shkakton zemërim”. Reuters shkruan se një dëshmitar i tyre ka gjetur tri rrugë të emëruar me emrin e Xhafer Devës, përfshirë një në Prishtinë disa qindra metra nga ambasada gjermane.

Reuters shkruan se renovimi i shtëpisë në Kosovë që i përkiste ministrit të qeverisë pro-naziste gjatë luftës së dytë botërore ka nxitur reagime nga Gjermania e cila paralajmëroi për “mbulim” të historisë si dhe për pezullimin e projektit nga BE-ja dhe UNDP.

“Shtëpia tre katëshe në Mitrovicë e ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektët austriakë ishte shtëpia e Xhafer Devës i cili shërbeu si ministër i Brendshëm në qeverinë pro-gjermane më 1943 dhe 1944” thuhet ndër të tjera në lajmin e agjencisë Reuters.

Reuters tutje shkruan se gjatë kohës sa Deva ishte ministër, Kosova konsiderohej nga Gjermania si pjesë e Shqipërisë.

Historianët thonë se njësitë luftarake të Devës, të cilët i shihnin nazistët si aleatë për të luftuar komunistët kryen mizori përfshirë masakrën e simpatizantëve të dyshuar si anti-fashistë. Disa hulumtime të fundit thonë se Deva megjithatë mund të ketë ndihmuar hebrenjtë.



2 Comments

  1. Asnjeri nuk i sulmoi Hebrenjte ne trojet Shqipetare.
    Deva thjesht urrente monstrat bolshevike.
    Po te ishte aq i keq…..
    Nuk do strehohej ne USA per 33 vite derisa nderroi jete nga pleqeria.
    Poshte enver monstra me bashibozuket e tije.
    Nderuar qofshin Xhafer Deva
    Shaban Polluzha dhe Abaz Kupi.
    Gjak i vertete Shqiptar.

  2. Xhaferr Deva ishte hero i kombit Shqiptar.

    Gjermanet e kastruar nga cifuteria nderkombetare normal qe do demonizojne cdo kend qe ka bashkepunuar me Rajhun III.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *