• |
ide | kryesore

“S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin, para vrasjes ishte te Berisha”, çfarë thoshte Izet Haxhia në sallën e gjyqit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendimi i dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, është dënimi i dytë që merr Izet Haxhiaj, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari në 1998-ën.

Teksa beteja e tij gjyqësore u rikthye sërish nga e para për gjykim, togat e zeza dënuan sot me 21 vite heqje lirie Haxhinë (Heren e pare u denua ne shkallen e pare me 25 vite burg). Por pavarësisht provave të parashtruara të prokurorisë në seanca, Haxhiaj ka mohuar gjithmonë se ka pasur gisht në vrasjen e Hajdarit.

Po çfarë ka dëshmuar Haxhiaj për këtë ngjarje? News 24 sjell si më poshtë dëshmitë e tij në sallat e gjyqit.

SEANCA E 25 NËNTORIT TË 2021
Izet Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e PD-së, ndërsa akuzoi si autor të vrasjes Fatmir Haklajn.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin.”, tha Haxhia.

AKUZAT NDAJ BERISHËS
Në një nga seancat gjyqësore, që u mbajt në 24 qershor të 2018-ës, Haxhia akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1 milion euro për eliminimin e tij në Turqi te klanet mafioze turke. “Në historinë postkomuniste të Shqipërisë, dosja e shekullit është tregues i futjes së duarve. I futjes së duarve në drejtësi, nga dy klanet kriminale, të malësorëve të Skraparit dhe të Tropojës. Unë le të dënohem dhe pse unë e kam vuajtur dënimin në Turqi. Përpos të gjithave, unë dua të dëgjohem. Nuk kam ardhur më herët sepse edhe gjatë kohës që kam qenë në Turqi, i janë paguar nga klanet kriminale politike, 1 milion euro trafikantëve në Turqi për eliminimin tim fizik”, tha ai në sallën e gjyqit.


4 Comments

  1. Po Idajet Bythqiri do te nxirrte ty nga burgu o budalla.
    Ishe mire ne Turqi,deshe te ja fusje Saliut ja fute vetes o i shkrete.

    1. iluzjoni i Vetingut e mashtroi Izet Haxhiajn
      La Turqine dhe u vetedorezua me besimin te drejtesia e ‘Reformuar’ e Edvin Rames.
      Izet Haxhia eshte viktime simbol e shtrember-drejtesise Vetingut.

  2. Nxirrni kush ishin ideatorët e vrasjes së Azemit! Kriminelë për ta kryer krimin gjen sa te duash, duhen kapur ata që dhanë urdhrat. Kush kishte interes ta zhdukte ate, kush tërbohej dhe urrente me pasion Azemin kur fliste? Berisha deklaroi dikur se sigurimi i shtetit i dinte të gjitha, atje shikoni.

  3. “Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.Sigurimi ishte vete Mafiozi salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *