Gazetari Artan Hoxha zbuloi SMS-në që, sipas tij, inicioi gjithë spiralen politiko-gjyqësore për 3.4 milionë eurot e kapura në një Toyota Yaris në vitin 2018.
Lulzim Basha dje u pyet nga prokurorë nga Belgjika se si e dinte që këto para do vinin në Shqipëri, dhe aty kishte pjesë edhe Taulant Balla. Nuk dihet shpjegimi që ka dhënë Basha prokurorëve belgë (në Belgjikë po hetohet sepse paratë e krimit vinin nga atje), pasi ishte ky i fundit që e paralajmëroi ardhjen e kësaj makine me para. Dhe kur ajo u kap, lindën pikëpyetje për këtë informacion që ka Basha.
Artan Hoxha zbulon SMS-në:
“Me date 20 qershor 2018, 48 ore perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvendin e Shqiperise, nje mesazh mberrin ne telefonin e nje drejtuesi te larte te shtetit shqiptar.
Saktesisht ne oren 09:31 minuta te dates 20 qershor 2018, nje person qe identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri ne mbremje.

Informatori thote se, nje veture po transporton nje sasi te madhe parash per llogari te nje klani trafiku.
Burimi eshte aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep te dhena per targen e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.
Ai sqaron se, me “90% parate do hyjne nga Porti i Durresit”.
Por thote se parate mund te hyne dhe nga pikat e kalimit kufitare ne Veri te Shqiperise, ne Muriqan ose ne Hanin e Hotit.
Ne fund derguesi i mesazhit edhe pse eshte punonjes shteti, kerkon te ngelet 100% anonim, madje uron qe kapja e parave, te realizohet nga policia…
Kete sms(te cilin nuk e di nese ndodhet ne dosjen e prokurorise) te derguar nje drejtuesi te larte te shtetit, dy dite perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvend dhe 4 dite perpara se te kapej ngarkesa me 3.4 milione euro, po publikoj me poshte.” – shkruan Hoxha në Facebook.
Gazetari shprehet se gjithçka ndodhi siç e denoncoi Basha në Kuvend më 22 qershor 2018, gazetari thekson se dy janë mundësitë që kreu i opozitës të ketë një informacion kaq të saktë:
“E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalet.
E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…” – shkruan Hoxha. ©Lapsi.al
Jam i sherbimit informativ , por desha te isha anonim.. ahahahah.