• |
ide | kryesore

Bullizoi Maguire, në Londër nisin analizat: “Përse në botë Broja nuk mund të jetë titullar te Chelsea?”

-Instant, Sport



Armando Broja mund të jetë i ri, por ai është ‘gjëja’ tjetër më e mirë që mund ti ndodhte Chelsea-t që nga koha e Diego Costas dhe klubi ka një plan për rikthimin e tij. Për cfarë arsye në botë Broja nuk mund të jetë titullar për Chelsea? 20-vjeçari shqiptar është një terror absolut për të gjithë ata që i luajnë kundër. Broja, i cili aktualisht është i huazuar te Southampton, u përball sot me Manchester United dhe dominoi plotësisht në sulm. Në kohën kur ishte Che Adams ai që shkroi emrin e tij në tabelën e shënuesve, biseda e të gjithëve ishte rreth Brojës dhe përse ai e meriton vendin në formacionin titullar të Chelsea. Harry Maguire dhe Raphael Varane luftuan për të zbutur fuqinë e shqiptarit. Lojtari që i duhet Chelsea-t para portës, rastësisht është që tani një lojtar i Chelsea! E klubi duhet të përpiqet të mos bëjë të njëjtin gabim që bëri me Tammy Abraham.

Që nga largimi i Didier Drogba, Chelsea ka kërkuar një lojtar të kalibrit të tij. Një njeri për t’i shmangur kundërshtarët me lehtësi. Të shpërthejë rrugën e tij përmes mbrojtjeve dhe të finalizojë. Më afër kësaj, Blues i shkuan me Diego Costan. Mund të jetë e parakohshme për të filluar këtë bisedë, por Armando Broja mund të jetë ‘gjëja’ tjetër më e mirë për londinezët. Pavarësisht se luajti kundër një prej skuadrave më të mëdha në Angli, kjo nuk e ndaloi Brojën të bullizonte Maguire. 20-vjeçari nuk pranoi t’i shmangej betejës, duke dalë triumfues çdo herë.

Dihet mirë se Thomas Tuchel tashmë ka shumë opsione në listën e tij për sulmin. Ai ka vuajtur për të gjetur grupin e tij më të mirë të lojtarëve vazhdimisht, sepse atyre u mungonte instinkti ‘vrasës’, por Broja do ta bënte vendimmarrjen e Tuchel shumë më të lehtë. Harrojeni etiketat e çmimeve. Harrojeni faktin që janë paguar shumë para për Romelu Lukakun, Timo Werner dhe Kai Havertz. Ralph Hasenhuttl ka dëshmuar se Broja është ‘marrëveshja’ e vërtetë dhe Chelsea e ka gratis. Klubi nuk mund të bëjë të njëjtën gjë si me Tammy Abraham: që kur iu bashkua Romës së Jose Mourinhos, Abraham ka shënuar 17 gola. Kjo është një shifër më e lartë se Lukaku dhe Havertz së bashku. Broja aktualisht ka 8 gola për Southampton, që është më shumë se Havertz dhe Werner dhe vetëm një më pak se Lukaku (9).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *