• |
ide | kryesore

Grabisnin banesa dhe falsifikonin dokumente, policia arreston 5 persona në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së shtunë, 5 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësi për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë në pranga kanë rënë E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F.

Këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit: S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *