• |
ide | kryesore

Kessie kërkon rrogë të lartë: Bareclona tërhiqet nga gara, Tottenham favorit

-Instant, Sport



Dukej si një objektiv konkret për merkaton e ardhshëm të transferimeve të Barcelonës, por shifra e nënshkrimit të mundshëm me Kessie i ka trembur katalanasit. Me pak fjalë, mundësia për ta marrë me parametër zero nga korriku i ardhshëm nuk mjaftoi për ta konkretizuar interesimin e Blaugranave. Ai që nuk i trembet rrogës së mesfushorit të Milanit, i cili ka refuzuar një rinovim prej 5 milionë euro në vit, është Tottenhami, i cili sipas raportimeve të Sport, tashmë i ka bërë një ofertë lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Klubi anglez, tani nën orientimin e Contes dhe Paraticit, është i interesuar seriozisht për një lojtar që do t’i jepte më shumë konkretizim mesfushës së Spurs, që është pasuruar së fundmi edhe nga ardhja e Bentancur. Me Barçën jashtë loje ishte tashmë shumë e parashikueshme që Kessie mund të kalonte në Premier League, pavarësisht sondazheve të Juventusit dhe nuk është mister që ai është një objektiv prioritar i merkatos së ardhshme për londinezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *