• |
ide | kryesore

Konturohen zgjedhjet e FSHF-së: tre kandidatë për presidentë dhe propozime të çuditshme për anëtarë të KE-së

-Instant, F1, Sport



Një mbledhje formale dhe vetëm vlerësuese, një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, në bazë të dokumentacionit të paraqitur në lidhje me propozimet që ishin bërë. Në fund të fundit, Komisioni i Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk mund të bënte asgjë tjetër.

Kështu Armand Duka, në kërkim të mandatit të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e Presidentit duhet të garojë përballë Dritan Shakohoxhës dhe Sulejman Starovës, të cilët kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm për të qenë kandidatë.

Lufta e njerëzve të besuar është bërë edhe në propozimet për kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF. 12 emra kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, me sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.

Duhet patur parasysh se Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.



1 Comment

  1. Klane te fuqishme po luftojne per te shtene ne dore futbollin.
    Mos eshte Klani pas gazetarit Shaka-hoxha, apo Top kanali?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *