• |
ide | kryesore

Maguire u stampua te Broja, por shpëtoi pa u ndëshkuar me penallti, pas një kontrolli të kontestuar me VAR

-Instant, Sport



Harry Maguire mund të mendojë se ia hodhi kur shkoi në dhomën e zhveshjes në Old Trafford, pasi shpëtoi i pandëshkuar për ‘vulosjen’ që bëri ndaj Armando Brojës. Sulmuesi i Southampton po e sillte vërdallë duke përfituar nga ngathtësia e kapitenit të Manchester United, Maguire, përpara se mbrojtësi të përplaste përtokë shqiptarin.

Në mënyrë të pashmangshme VAR kontrolloi incidentin, por ‘ngeci’ me vendimin në fushë të gjyqtarit Stuart Attëell se nuk ishte kryer asnjë shkelje. Maguire ishte me fat që ishte kështu, pasi do t’u jepte një penallti miqve, me vetëm dy minuta të mbetura në ndeshje. Në fund United shpëtoi me një pikë të fituar, pas një tjetër paraqitje mbresëlënëse nga Southampton. Vulosja e Maguire erdhi pasi Broja e la atë si të vdekur në krah, me yllin e Anglisë që u përball në mënyrë të gabuar ndaj një mjeshtërie të pastër nga lojtari i huazuar i Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *