• |
ide | kryesore

Ngjarja makabër në vendin fqinj/ Çifti vrau fëmijën 7-vjeçar dhe e futën në një kuti veglash pune

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia greke ka zbuluar një ngjarje të kobshme që ka ndodhur pesë vite më parë në Athinë duke arrestuar një grua greke si edhe të dashurin e saj polak. Mësohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, çifti kishte vrarë pesë vite më parë djalin 7-vjeçar të shtetases greke, duke i fshehur më pas trupin në depon ku mbanin veglat e punës.

Sipas informacioneve nga burime policore, 33-vjeçari polak, në prani të nënës së fëmijës, në janar të 2017-ës, i ka zënë me shirit izolues gojën djalit 7-vjeçar, pasi ai po i bindej. Më pas çifti kanë bërë një “varr” me tulla në çati, ku e kanë varrosur djalin fatkeq. Kur pronari i banesës e dëboi çiftin, polaku i ka futur eshtrat e fëmijës në një kuti mjetesh dhe bashkë me të ka lëvizur nëpër Athinë. Kur fëmija u zhduk, policia filloi të kërkonte dhe mori në pyetje nënën e re, e cila tha se djali ndodhej në Poloni me babain e tij. Kaluan vite dhe policia vijoi kërkimet duke mos qenë të bindur me deklaratat e gruas.

Çifti arrestua po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës. Ata kanë pranuar krimin dhe të hënën do të paraqiten para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *