• |
ide | kryesore

Video/ Broja bën ‘leckë’ Maguire: Southampton ndalon edhe Manchester United

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka vend të katërt vetmitar për Manchester United, që në Old Trafford nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Southampton, i aftë që pas City dhe suksesit ndaj Conte në shtëpinë e Tottenham të ndalojë një tjetër ekip të madh. Armando Broja, 90 minuta në fushë, nuk shënoi, por ishte terrori i Maguire që i përdori të gjitha mënyrat për të ndaluar sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Mundësia e parë e madhe për Djajtë e Kuq erdhi në minutën e 7, kur Ronaldo kaloi edhe Forster por goditi dobët, duke favorizuar rikuperimin e Perraud. U luajt me ritme të larta: Shaë shpëtoi ndaj Ëard-Proëse, ndërsa nga kundërsulmi i mëpasshëm Sancho humbi mundësinë për të realizuar duke u ndalur nga Forster. Ish-sulmuesi i Dortmund, megjithatë, gjeti golin e 1-0 në minutën e 21 me një prekje nën portë, në qendër të zonës, pas pasimit të Rashford nga e djathta. Saints u përpoqën të reagojnë me Armstrong dhe Perraud, por de Gea nuk befasohet duke bllokuar kundërshtarin. Në kohën shtesë, Pogba pa t’i anulohet një gol, për pozicion jashtë loje të Ronaldos, autori i asistit për francezin.

Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë erdhi dushi i ftohtë për Ragnick: Adams mori topin në të majtë dhe me një goditje precize në këndin e portës mposhti De Gean, edhe falë ndihmës së shtyllës. Skuadra e Rangnick tentoi të reagojë me Cristiano Ronaldon, i cili angazhoi Forster përpara se t’i anulohet edhe një gol tjetër për pozicion jashtë loje. Në minutën e 53 Maguire nuk mundi ta ndalte Brojën, edhe me tërheqjen nga fanella, por De Gea i mohoi golin shkodranit. Broja driblon Maguire në cdo situatë, ashtu si në të 67 kur nuk gjeti Adamas në qendër, apo në të 87 kur qendërmbrojtësi i Anglisë e ndali me faull, që vetëm për arbitrin nuk ishte.

Përfundon 1-1, United arrin përkohësisht Ëest Hamin në 40 pikë, por nuk arrin të zërë vendin e katërt i vetëm, ndërsa Southampton i Hasenhuttl ngrihet në 29 pikë dhe rrëmben rezultatin e tretë radhazi, të marrë edhe kundër një skuadre të madhe të Premier.

GOLAT E NDESHJES



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *