• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia e Havertz në minutën e 118′ rrëzon Palmeiras: Chelsea ngjitet në çatinë e botës

-Instant, Sport, Video



Në Abu Dhabi, Chelsea kurorëzohet kampion i botës për klube për herë të parë në historinë e tij. Në finalen e FIFA Club Ëorld Cup, skuadra e Tuchel mposhti 2-1 Palmeiras. Blues e zhbllokuan rezultatin në minutën e 55, falë një goditje të shkëlqyer me kokë të Lukakut. Prekja e topit me dorë në zonë nga Thiago Silva shkaktoi penalltinë, me të cilën Veiga barazoi 1-1, në minutën e 64. Me 3 minuta nga fundi i kohës së dytë shtesë, Luan bëri një ndërhyrje të parregullt, duke i dhënë mundësinë Havertz të shënonte penalltinë vendimtare që i dhuroi londinezëve titullin kampion bote për klube.

Pas hapit fals në sezonin 2012-2013, Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube për herë të parë në historinë e tyre, në përpjekjen e tyre të dytë. Kështu londinezët fshijnë disfatën e nëntë sezoneve më parë kundër Corinthians. Përballë kampionëve të Europës ajo që dështoi është një tjetër skuadër braziliane, Palmeiras.

Një pjesë e parë e bukur e luajtur nga brazilianët, shumë të rrezikshëm në minutat 24 ‘dhe 27’: fillimisht Dudu dribloi Azpilicuetan përpara se të lëshonte një goditje pak mbi traversë, pastaj në një kundërsulm interesant, numri 7 humbi kohën ballë për ballë me portierin. Blues ishin në vështirësi dhe Tuchel sikur të mos mjaftonte humbi Mount e Pulisic të dëmtuar pas gjysmë ore lojë. Në fund të pjesës së parë, Chelsea shkoi pranë avantazhit, duke detyruar Ëeverton të bënte ndërhyrjen e parë ndaj Thiago Silvas.

Edhe Rudiger provoi nga 25 metra në fillim të pjesës së dytë, por tentativa e tij përfundoi mbi traversë. Avantazhi i të besuarve të Tuchel u shty gjithësesi për vetëm disa minuta: krosimi i përpiktë i Hudson-Odoit nga e majta gjeti Lukakun, i cili i mori kohën Luan për të shënuar golin e parë në minutën e 55. Sulmuesi shënoi golin e dytë radhazi, pas atij në gjysmëfinale ndaj Al Hilal. Palmeiras, megjithatë, nuk u dorëzua dhe siguroi menjëherë golin e barazimit në minutën e 64: topi i prekur me dorë nga Thiago Silva u vlerësua si penallti nga VAR dhe Raphael Veiga nuk gaboi, duke zhvendosur Mendy. Në kohën shtesë, gjithçka u vendos 3 minuta nga fundi: një tjetër prekje dore, këtë herë nga Luan (i cili më pas do të përjashtohet me karton të kuq në shtesë të plotë) i akorduar përsëri nga teknologjia. Penalltia e Havertz i çon në ekstazë tifozët blu të pranishëm në Abu Dhabi.

Në ‘finalen e vogël’ të turneut, ishte Al Ahly që zuri vendin e tretë në dëm të Al-Hilal, që mbeti me nëntë lojtarë kundër njëmbëdhjetë që në minutën e 28′ (Pereira dhe Kanno u përjashtuan): përfundoi 4-0 falë dygolëshit të Ibrahimit (8 ‘dhe 17′) dhe golave të Abdelkader (40′) dhe El Solia (64’).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *