• |
ide | kryesore

Video/ Pokeri i Bochum trondit Bayern, i shënon tre gola në 6 minuta: nesër Dortmund mund të afrohet

-Instant, Sport, Video



Humbje e zhurmshme e Bayern Munih në javën e 22 të Bundesligës. Bavarezët, të parët në renditje, shemben papritur 4-2 në shtëpinë e Bochum, pavarësisht dygolëshit të Lewandowskit: nesër Borussia Dortmund mund të arrijë gjashtë pikë larg dhe të rihapë kampionatin. Në ndeshjet e tjera, fitore në transfertë 2-0 e Wolfsburg në Frankfurt, suksese edhe për Furth ndaj Herthas dhe Moenchengladbach ndaj Augsburg.

BOCHUM-BAYERN 4-2
Mrekulli e Bochum, në shtëpi, kundër Bayern Munih: poker dhe arritje e rëndësishme për të besuarit e Reis, të cilët bënë një hap të fortë përpara në luftën për shpëtim, ndërsa nesër Borussia Dortmund mund të afrohet në gjashtë pikë pas kryesuesve. Megjithatë ishte Bayerni që kaloi në epërsi në minutën e 9 me Lewandowskin. U duk si shëtitja e zakonshme për bavarezët, por më pas ndodhi e paimagjinueshmja: Antwi-Adjei barazoi për vendasit në minutën e 14, më pas mes 38′ dhe 44′ një errësim i pabesueshëm dhe i papritur i Bayernit i lejoi Bochum të shënojë tre gola në vetëm gjashtë minuta. Ishin Locadia me penallti, Gomboa dhe Holtmann arkitektët e pokerit historik. Në fillimin e pjesës së dytë muzika nuk ndryshoi dhe në tre minutat e para Bochum shënoi dy herë të tjera, por VAR i erdhi në ndihmë bavarezëve duke anulluar atë që do ishte humbje spektakolare. Një moment paniku absolut për lojtarët e Nagelsmann, që në minutën e 76 ngushtuan difernecën me golin e dytë të polakut, duke i dhënë pak shpresë skuadrës së tij. Por ishte tepër vonë, edhe pse Lewandowski goditi traversën me një goditje dënimi.

FRANKFURT-WOLFSBURG 0-2
Goditje jashtë fushës e Wolfsburg që rrëmbeu tre pikë të rëndësishme në aspektin e shpëtimit, pasi kishte marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Frankfurt humbi mundësinë për të arritur në zonën e Evropës. Zhbllokoi ndeshjen goli i Kruses me penallti në minutën e 28 për Ujqit, të cilët më pas mbrojtën avantazhin e çmuar dhe dyfishuan në shtesë me Lukebakio.

FREIBURG-MAINZ 1-1
Nga një pikë për secilin dhe Freiburg humbi mundësinë për të sulmuar zonën Champions League, ndërsa Mainz mbetet në mesin e tabelës në ujëra të qeta. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 31 me Hack, vendasit barazuan në mesin e pjesës së dytë me Petersen, që kishte hyrë në fushë prej vetëm dy minutash.

FURTH-HERTHA BERLIN 2-1
Vazhdon momenti magjik i Furth që, edhe pse mbetet i fundit në renditje, merr frymë me fitoren e dytë në tre ndeshjet e fundit. Periudhë e zezë ndërkohë për Herthan, e thithur në zonat më të ulëta të renditjes. Pas pak sekondash nga fillimi i ndeshjes Hrgota kaloi Furth përpara, më pas sërish Hrgota mbyll rezultatin në minutën e 72 me golin e tij të dytë personal. Në fund Gechter shkurtoi distancën, por tashmë ishte tepër vonë.

MOENCHENGLADBACH-AUGSBURG 3-2
Fitore vendimtare për Gladbach në sfidën e shpëtimit kundër Augsburg: vendasit kthehen kështu te suksesi pas tre ndeshjeve dhe largohen nga zonat e ulëta të renditjes, ku në vend të kësaj mbetet Augsburg, i treti nga poshtë. Konè dhe Hofmann nënshkruan avantazhin e dyfishtë për Monchengladbach para dhe pas pushimit, Iago shkurtoi diferencën në minutën e 55, por Bensebaini riktheu avantazhin e dyfishtë në minutën e 67, duke mbyllur efektivisht ndeshjen. Pa peshë atëherë goli i Finngbogason në shtesë.

Bundesliga Germany
Bochum 4-2 Bayern Munich
Borussia Monchengladbach 3-2 Augsburg
Eintracht Frankfurt 0-2 Wolfsburg
Freiburg 1-1 Mainz
Greuther Furth 2-1 Hertha Berlin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *