• |
ide | kryesore

Berisha i del në krah Armand Dukës: Narko shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të gjashtë në krye të Federatës.

Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha duket qartë që ka dalë në krah të Dukës.

Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.

“Narko shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeri që mendon se me dibranë, shkodranë, me korçarë, mund të sillet si të dojë dhe mund të marrë çdo vendim që do marr, sillet si aksioner. Ai ka marrë në qerre dhe Lul Bravën. Nga Vlora më njoftojnë se kanë ngritur Sheshin e Flamurit, po se ça do bëjë, e di ai. Se sa do të vjedhë në atë shesh, e di ai”, tha Berisha.



2 Comments

  1. Tritolin e ka vene vete Duka i krimit o malok i ndyre Sigurisht qe do i dalesh ne krah Dukes po asnjeri sta ve ne pordhe ty o non grata

  2. E harroi Klanin e Zemunit Berisha. O Bushat nje pyetje kam per ty: Osht mashtrus Sala apo e ka zon skleroza dhe smban mend se cfare ka thon me pare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *