• |
ide | kryesore

Berlusconi, rrëfen shëndetin, Monzën e politikën: “Kalova një moment shumë të keq, tani drejt Serie A”

-Instant, Sport



Presidenti Silvio Berlusconi është kthyer të shohë Monzën në stadium, dy vjet pas herës së fundit që ishte me rastin e sfidës Monza-Lecco në Serie C që përfundoi 4-0 për bardhekuqtë. Berlusconi u kthye në stadiumin ‘U Poëer’ për ndeshjen kundër SPAL-it dhe rezultati ishte i njëjtë: “Do të vij edhe dy të shtunat e ardhshme që do të ndeshemi me dy skuadrat në krye të klasifikimit – tha ai në një konferencë për shtyp pas ndeshjes –. Me Milanin e kisha këtë traditë, që para ndeshjeve të rëndësishme shkoja në dhomat e zhveshjes për të dhënë efektin e duhur”.

“Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për të bërë komplimentat dhe për të komentuar – vazhdoi Berlusconi – E shkoja edhe në dhomat e zhveshjes së kundërshtarëve për t’u përshëndetur dhe ti jepja mirëseardhjen. Kanë qenë 30 vite me kujtime shumë pozitive dhe unë jam ende sot presidenti i klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror (29 trofe, siç kujtoi Galliani kur bënte listën me detaje)”.

Diskutimi nuk mund të mos prekte Monzën dhe ngjitjen e mundshme në Serie A: “Pjesa e parë e kampionatit nuk ishte aq e shkëlqyer, më pas në merkaton e janarit e përforcuam ekipin dhe ndaj tani besojmë se kemi një ekip shumë të fortë në të gjitha repartet dhe shpresojmë të marrim rrugën e duhur drejtë Serie A. Duke filluar nga e shtuna e ardhshme”.

“Ekipi ultra-ofensiv? Monza duhet të jetë një ekip sulmues, që gjithmonë duhet të përpiqet të luajë sa më shumë që të jetë e mundur në gjysmën tjetër të fushës. Sot shumë shpesh humbisnin kohë në gjysmën e tyre ndërsa luanin në shtëpi, kontributi i portierit tonë duhet të jetë për të goditur topin përpara për të kërkuar sulmuesit”, tha Berlusconi, i cili siguroi se nuk i kishte rekomanduar Stroppa-s formacionin titullar. “Më pëlqen shumë Colpani – shtoi ai – edhe për fytyrën që ka, pastaj është shumë i vendosur, më pëlqen veçanërisht, por jam mik i të gjithë lojtarëve”.

“Kam kaluar një periudhë të keqe – tha Berlusconi më tej – por dola prej saj dhe po përmirësohem dita-ditës, duke shpresuar që ende të jem në gjendje të përpiqem të bëj më të mirën për Italinë, duke ruajtur unitetin e forcave politike për të ardhmen”. Së fundi një batutë edhe për Milanin e “tij”: “Duhet të zhvillojë ende strategji sulmuese më efektive dhe konkrete, por nuk është keq. Edhe me lojtarët që janë larguar së fundmi, shoh një ekip që mund të arrijë rezultate të mira. Një krahasim me Monzën? Janë dy realitete të ndryshme, por Monza ka filluar të luajë mirë dhe mendoj se mund të bëhet një ekip i mirë i Serie A”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *