• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Basha darkoi me Veliajn, Taulant Ballën dhe biznesmenin e fuqishëm në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Irfan Hysenbelliu darkuan së bashku në resortin “Fish City” në Labinot. Ky denoncim erdhi në adresë të Sali Berishës, i cili publikoi mesazhin e plotë.

Sipas denoncimit, takimi është mbajtur pas orës 10 e gjysmë të darkës disa ditë më parë dhe ka pasur shumë dëshmitarë kryesisht nga stafi që shërbente. I pari erdhi Taulant Balla, i ndjekur më pas nga Erion Veliaj, biznesmeni Hysenbelliu dhe në fund Lulzim Basha.

Takimi zgjati deri në orës dy e gjysmë të mëngjesit. Basha dhe Hysenbelliu janë larguar ndërsa Veliaj dhe Taulant Balla kanë fjetur tek “Fish City”.

Denoncimi vjen në një periudhë kur situata politike në vend është trazuar. PD-ja e ndarë në dysh vepron ndryshe si në retorikë politike, ashtu edhe me vullnetin në parlament. Çka rëndon mbi Bashën tani janë akuzat e ngritura nga PD e foltores se ai po bashkëpunon me Edi Ramën, sikurse edhe ndodhi me votimin e së enjtes ku klani Basha bashkoi votat me mazhorancën për të zgjatur afatet e vettingut.

Sali Berisha artikulon prej muajsh fjalën “peng” më shumë se Lulzim. Kësaj akuze i frynë edhe teoritë konspirative se ditën që deputetët e Ramës u bashkuan me ata të Bashës, ky i fundit u thirr për dëshmi nga prokurorët belgë për dosjen “Toyota Yaris”. Denoncimi i sotëm i Berishës është pothuaj i njëjtë me linjën që ai ndjek prej muajsh me Bashën. Kryetari i opozitës është një zgjatim i regjimit autokrat të Edi Ramës. ©Lapsi.al 

Denoncimi i plotë: 

“Zoti Berisha, takimet e Lulzim Bashes me Taulant Ballen dhe Erion Veliajn vazhdojne. Se fundi jane mbledhur perseri te tre ne resotrin e Gjergj Luces. Kane qene dite me pare te 3 tek resorti tij ne Labinot ku ka qene dhe biznesmeni irfan hysenbelliu.
Takimi eshte zhvilluar pas ores 22:30 te mbremjes dhe mjetet u pane nga shume pjestare te personelit. Taulanti e ka si shtepine e tij, po ra ne sy erion Veliaj dhe Irfani qe se bashku me Lulit
I pari erdhi balla dhe Veliaj dhe me pas biznesmeni Hysenbelliu dhe Lulzim Basha.
Takimin e bere tek shtepia e Gjergjit. Ju sherbeu nje personel i rezervuar dhe gatime speciale. Takimi ka zgjatur deri ne oren 2 e 30 te mengjesit. Basha dhe hysenbelliu u larguan Veliaj dhe Balla kane fjetur tek hoteli i Luces ne Fish City.
Gjithcka eshte pare nga disa persona qe sherbyen, rojet private dhe te godines dhe disa shofera.
Kam dashur tua sjell kete info zoti Berisha po sot mu kujtua kur ndoqa konferencen e Lul Braves, sic e quani ju. Prandaj Lul Brava nuk e permend Veliajn. Per inceneratoret permend vetem ministrat, duan si kurban Ahmetajn. Lali Hajdutin e shmang. Sepse jane ne marreveshje te tre.” 



5 Comments

  1. Te mendoshe qe fati I shqipetareve eshte ne duart e ketij superllumi (kush e di se cfare po pergatisin ne erresira felliqesirat)

  2. Bo bo bo! ketij i ka mbetur mendja te informacionet e spiuneve ordiner e kohes se komunizmit. Ky se perpunon fare informacionit, shpejt e shpall duke u nisur nga thenja” Rrej, rrej se diçka do te mbese! Nje komunist fanatik i pa moralshem e i pa ndjeshem!

    1. Infot e Berishes shpesh here kane qene te verteta e disa here jo. Lidhur me kete rast 2 pyetje te ndihmojne per te arritur konkluzionin : Pse Basha u terhoq nga akuzat per T. Ballen? Pse Basha injoroi skandalin e Veliajt? Gjithashtu nuk eshte hera e pare qe rrjedh informacion super i sakte nga ky restorant per pranine e politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *