• |
ide | kryesore

“Ishte qesharak, u frikësova për të”: Owen fundos Maguire, pas turpërimit nga Broja

-Instant, Sport



Një tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester United dhe sërish kritika të reja për lojtarët. Sidomos për Harry Maguire tashmë në qendër të kaq shumë polemikave, pas turpërimit që iu bë nga Armando Broja, në sfidën me Southampton. Këtë herë është ish-sulmuesi historik anglez Michael Owen ka folur për mbrojtësin gjatë Premier League Productions siç raportohet nga Metro e Mirror.

“Pata frikë për të në disa raste. Ishte e turpshme”, tha Owen duke analizuar disa nga veprimet e Maguire kundër Southampton dhe në veçanti përballë Armando Brojës, ndaj të cilit mbrojtësi i Anglisë bëri edhe një gabim të mundshëm penalltie, që, për fatin e tij, nuk u fishkëllua. “Problemi i vërtetë është mungesa e shpejtësisë dhe shkathtësisë. Nuk ka ritëm dhe kur kundërshtari tenton ta driblojë, si Broja, ke frikë të shohësh se çfarë Maguire do të përpiqet të bëjë. Mendon se ai dëshiron të përpiqet të rregullojë gabimin, por më pas ai përfundon duke rrezikuar të bëjë një gafë edhe më të madhe. E përsëris, e kemi thënë disa herë: mungesa e ritmit është problemi i vërtetë”.

Manchester United barazoi 1-1 ndaj Southampton dhe tashmë janë në kuotën e 40 pikëve në tabelë e për Ragnick, pasi ngeli në klasë dy mbrojtësit e krahut Shaw e Wan-Bissaka, tani Broja e bëri që të mendojë edhe zëvendësimin e kapitenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *