• |
ide | kryesore

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” fton rivalët në debat: Iku koha e kryetarëve që jetojnë në hotele

-Instant, Lajme, Të fundit



Premtim Kryemadhi, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar bashkie të Dibrës i ftoi rivalët e tij në garë për një debat publik. Në fjalimin e tij ai deklaroi se ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele.

“Ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. I ftoj tre kandidatët në një debat publik televiziv. Dibranët e zgjuar e meritojnë një debat të tillë. Koha për t’u zgjuar ka ardhur. Fitorja që nuk erdhi kurrë me opozitën falso të Lulzim Bashës do të vijë më 6 mars.

Të marrim në dorë fatet e Dibrës. 6 Marsi do të jetë dita e ndarjes më të keqen. Ne kemi përvojën ndaj me votën tuaj, mundemi. Të bashkohemi për Dibrën, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të gjithë më 6 mars të votojnë për shpresën”, tha Kryemadhi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *