• |
ide | kryesore

Policia: Këtë javë arrestuam 126 persona (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës në një javë. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona.

Nga këta 26 janë arrestuar, 288 janë proceduar dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Detaje nga policia: 

Janë kapur 27 persona të shpallur në kërkim, nga këta 22 në kërkim kombëtar (njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje të dyfishtë) dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Farka”, “Programuesi”, “Suplier 2”, “Çelësi”, “Dealer”, “Last game”, “Thread”, “Pinet”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Përgatitja”, “Ixellesi”, “Miloti”, “Lalm i Ri”, “Last winter”, “Qerreti”, “Call me”, “Gaminator”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Poker” dhe “Horizonti”.

Janë goditur 11 raste të armëmbajtjes pa leje, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 8 armë të ftohta, dy laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, njësi kompjuterike, tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi për lojëra fati, një sasi kokaine, kanabis, 3.5 tonë kafe, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Janë evidentuar 49 raste të krimeve mjedisore, me 5 persona të arrestuar, 43 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 14 raste, me 5 persona të arrestuar, 12 të proceduar dhe 4 të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 raste, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 29 raste të dhunës në familje, me 13 persona të arrestuar, 14 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 30 raste, me 7 persona të arrestuar, 28 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 person të arrestuar dhe 5 të proceduar.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 13 raste, me 3 persona të arrestuar (2 prej tyre punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”) dhe 12 të proceduar.

Në fushën e qarkullimit rrugor: janë pezulluar 485 leje drejtimi, nga të cilat 311 për shpejtësi tej normave të lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 68 drejtues mjetesh, nga këta: 30 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 36 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Gjithashtu, janë goditur 18 raste të mitëdhënies, si dhe janë vendosur 14.946 masa administrative.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.



2 Comments

  1. Arrestoni gjithe popullin mire tja beni!!!!Skeni pare gje akoma😤!!!

  2. Arrestojne gjynafqare ose ata qe nuk paguajne gjoben. Se neper lokalet e krimineleve i sheh te hane e te pine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *