• |
ide | kryesore

Sekuestrohen rrënjë dhe fara kanabisi, arrestohet i riu në Sarandë

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se shpërndante dhe tentonte të kultivonte kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Përgatitja’ pas hekurave përfundoi Denis Shehu, të cilit iu sekuestruan 300 gr kanabis, 200 fara bimë kannabis, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohen 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sattiva, 200 fara bimë cannabis sativa, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *