• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tërhoqën zvarrë nënën e të arrestuarit, pezullohen 2 policë në Lushnjë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka pezulluar dy efektivë, të cilët u filmuan në kamera duke nxjerrë zvarrë një grua jashtë komisariatit të Lushnjës.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur njëri prej efektivëve e nxjerr gruan jashtë ambienteve të komisariatit, duke e tërhequr, teksa ajo bërtet dhe qan. Vendimin për pezullimin e efektivit dhe oficerit të patrullës së përgjithshme e mori vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, thotë Policia, pas njoftimit që ka marrë nga drejtori i Policisë Lushnjë.

Policia tha se gruaja kërkonte të futej në komisariat pasi Policia kishte arrestuar djalin e saj, një 21-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë kundër tij për “dhunë në familje”. Ai gjithashtu ishte konfliktuar me një 35-vjeçar, po nga Lushnja, të arrestuar për “plagosje” nga Policia.

“Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.

Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor”, – tha policia. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)



3 Comments

  1. Po kur vret polici i fshehin pamjet, ndersa kur ben detyren po ngjan keq para histerise kolektive te rrjeteve, e pezullojne e shkarkojne me vend. Njerez te cuditshem jemi.

    1. Ne fakt nuk ka bere detyren. Sipas ligjit duhet ta arrestonin jo ta nxirrnin jashte.
      Do e kene pezullu se nuk ka qene rilindas polici.

  2. gjynah…. ta hash nga se pret. duhet tju qajme hallin policeve. psikopatet jane shtuar, deviantet jane shtuar, provokimet jane shtuar, direkt te nxjerr drogaxhiu me kamer e con tek fiksi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *