• |
ide | kryesore

Berisha: S’ka opozitë në botë që voton borxhin e qeverisë, por Basha është peng prandaj bashkoi votat me Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Lushnje ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie. Berisha ka folur gjithashtu edhe për vettingun, që sipas tij Rama e ka përdorur për të kapur drejtësinë.

“Nëse përcaktojmë një objektiv, në betejë do të krijosh frontin më të gjerë. Por ne jemi të hapur. LSI është në opozitë, kurse Lulzim Brava është në koalicion të pashpallur dhe herë të shpallur me Edi Ramën. Nuk ka në botë opozitë që voton borxhin e qeverisë. Këta pasi e sulmuan dhe më pas e votuan. Borxhi vetëm shpërdorohet. Si mund të votojë opozita, është peng ndaj votoi. Kthehemi tek Vettingu, që tre gjykatësit e lartë kanë pasuri të fshehura, ky e votoi dhe thotë pastaj e ka votuar Saliu në 2016. Jo Saliu ka votuar Kushtetutën. Unë jam për Vetting edh për politikanët edhe për gjyqtarët, edhe për policët, por jo për një Vetting që përdori Edi Rama për të futur në kontroll të plotë drejtësinë. Pra nuk duhet të nënvlerësojmë problemin e logos dhe tjetra të bëjmë gjithçka me çdo demokrat që të mos ketë asnjë mbështetje për Lul Bravën si patericë e Edi Ramës. Seanca e dytë me prokurorinë belge ka qenë fatale për Bashën… Duhet të përpiqemi që nga kjo fushatë të dalim më të bashkuar”, deklaroi ish-kryeministri.



2 Comments

  1. Por atë që nuk duhet t’i pranojnë demokratët për këto 22 vjet Sali Berishës, është pikërisht se falë tij, Durrësi ka 22 vjet që qeveriset nga socialistët. Ky është rekordi më i zi i Sali Berishës në politikë, pasi falë tij, qytetarët durrsakë, në shumicë të djathtë, kanë pranuar të votojnë socialistët dhe jo atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *