• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë, 247 persona të infektuar dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 247 persona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë.

Sot janë shëruar 2 mijë e 96 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209 mijë e 312.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
14 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.
Në total numri i rasteve aktive është 10.800.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *