• |
ide | kryesore

Durrës/ Mori me forcë ish-bashkëshorten në makinë, arrestohet 33-vjeçari

Arkiva



Policia e Durrësit ka arrestuar shtatë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi I. S., 33 vjeç, pasi sipas policisë, ka marrë me forcë në makinë, ish-bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G. M., 25 vjeç, S. M., 25 vjeç dhe I. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Zvicër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka marrë me forcë në makinë, ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *