Sali Berisha ka ndezur motorrët e fushatës duke dalë personalisht në terren me kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka për Bashkinë e Durrësit.
Sot ata kanë ndaluar në Vadardhë të Sukthit ku janë takuar me banorë të zonës. Berishës dhe Mukës i është bashkuar dhe Oerd Bylykbashi.
“Me liderin historik Dr.Sali Berisha jemi sot në Vadardhë e cila vuan pasojat e tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve.
Ne do u shërbejmë durrsakëve të kalojnë këtë moment të vështirë.
Siç edhe Dr. Berisha tha në këtë takim, fitorja u buzëqesh atyre që e besojnë.
Durrësin do e fitojmë!” – shkruan Ardian Muka në Facebook.
