• |
ide | kryesore

Izraeli ndalon “terapitë e shërimit” për homoseksualët

Arkiva, Stil



Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë.

Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horoëitz, përmes një postimi në Tëitter.

“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horoëitz.

Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Gjermania ka miratuar një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit” më 2020.

Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara.

Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit.

Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal.

Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen.



2 Comments

  1. E pse i duhet dhunuar e drejta per t’u ‘konvertuar ‘ atyre qe duan ta bejne? Oh po, sepse keshtu do te krijohej ideja qe homoseksualieti eshte i kurueshem dhe do mund te krijonte presion social tek te tjeret per te ndjekur te njejten rruge. Pra, kur na do bytha, per hir te grupit i sakrifiojme edhe te drejtat e lirite baze te individit.

  2. Jo mor Ner jo, nuk ka nevoje te besh nje arsyetim kaq te komplikuar, ceshtja eshte shume me e thjeshte.
    Per fat te keq operacionet per ndryshimin e gjinise jane te pa kthyeshme, dhe njerezit shpesh here i bejne nen “presionin” e shoqeris, kur i vine mend pendohen por atehere eshte vone. Diskutimet per ndalimin e tyre po zhvillohen dhe ne USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *